Si mund ta fitoj punën e ëndrrave të mia?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si mund ta fitoj punën e ëndrrave të mia?

Një profesionist i ri është përballur të paktën një herë në jetë me pyetjen: “Cila është rruga e duhur e për të bërë një karrierë të suksesshme?”

 

Përgjegja e kësaj pyetje është e vështirë, sidomos në tregun shqiptar në të cilin pagesa është më e ulët sesa në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

 

Advertisement

Duke u përballur më këtë fakt, shumë të rinj po i drejtohen kompanive të huaja që operojnë Remote apo Online.

 

Këto lloj punësh shihen si trendi i ditëve të sotme dhe konsiderohen si “punët e së ardhmes”.Në vijim do t’ju parashtrojmë disa mënyra sesi edhe ti mund të fitosh një pozicion pune në një kompani të huaj e cila paguan më shumë se $120k në vit.

 

Advertisement

1. A lexohet më CV-ja në ditët e sotme?

 

CV-të nuk lexohen më, ato tashmë skanohen automatikisht. Shumë korporata të mëdha kanë zgjedhur të optimizojnë sistemet e tyre, kështu që nëse një CV nuk përmban elementet bazë, ajo skualifikohet automatikisht. Të rëndësishme janë: vendosja e gjeneraliteteve në fillim të CV-së, përmbajtja e fjalëve kyç, formati ATS dhe përshkrimi i eksperiencave të punës me pika. Vendimtare në përshkrimin e eksperincave të mëparshme është shprehja e rezultateve me shifra konkrete. CV-të e shkruara në anglisht kanë përparësi edhe në aplikimet për punë në kompanitë shqiptare.

 

Advertisement

2. Letra e Motivimit

 

Letra e motivimit është mundesia jote për të “komunikuar” me kompaninë, duke treguar pak nga vetja dhe kërkimin e bërë për pozicionin që ke aplikuar. Megjithatë, jo për çdo pozicion pune kërkohet një letër motivimi duke qenë se çdo vend vakant është i ndryshëm dhe kërkon vëmendje të veçantë. Ki kujdes të shohësh çdo hap që kërkohet përgjatë procesit të aplikimit.

 

Advertisement

3. Profili në LinkedIn

 

LinkedIn mund të bëhet mjeti i vetëm profesional që të nevojitet…nëse ia merrni dorën!

 

Advertisement

Departamentet e burimeve njerëzore janë gjatë gjithë kohës aktive në LinkedIn duke kërkuar për individë që mund të përshtaten me pozicionet që ofrojnë. Ne të sugjerojmë që të optimizosh profilin tënd me një foto profesionale, një përmbledhje të eksperiencave, edukimit dhe vendosjen e fjalëve kyç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy