Si nis muaji shkurt? Meri Gjini bën parashikimin në “7pa5”: Shenja që bën para, kush zhgënjehet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si nis muaji shkurt? Meri Gjini bën parashikimin në “7pa5”: Shenja që  bën para, kush zhgënjehet

Astrologe Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për këtë javë, në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, 7pa5:

Dashi
Impmenjimi kryesor dhe çështjet me të cilin truri i tyre do angazhohet do të jetë profesioni dhe puna. tendenca për të qenë të maturuar duhet të jetë shumë e fortë. Sepse janë gati për ta lënë fare. Por nuk ëshytë momenti. Duhet të punojnë fort dhe mirë.

Demi
Uranin e kanë te vetja. Do të ishte mirë të guxonin për çështje profesioni dhe për ujdira. Nëse nuk e kanë mënyrën drejtëpërdrejtë, me hallka të ndërmjetmje i kanë të gjitha mundësitë që këtë javë të ndihen të fituar. Të shfrytëzojnë maksimalisht 6 mujorin e parë të 2024 sepse yjet i kanë në favor.

Binjakët
Gjëja e parë që duhet të jenë të kujdesshëm është pjesa e virozave dhe griprave. Kjo hyrje planetare është në pozicion të rëndësishëm për njerëz që i përkasin familjes së tyre, partnerëve ose për ndryshime ose ujdira që i presin prej kohësh. Duket sikur ajo që kanë do marri një formë më të rëndësishme më të sigurt. Ose do të mbyllet ajo që kanë për t’i hapur rrugën një vendimi të ri. Do ta marrin vesh këtë javë.

Advertisement

Gaforrja
E kanë ballë për ballë bashkimin planetar. Do të duhet të ruajnë komunikimin dhe qetësinë në familje dhe me njerëzit që janë të familjarizuar në ambjentin e punës. Tonacioni i zërit do të përcaktojë produktin final të javës. Që sot në mëngjes deri të mërkurën paradite. Më pas do ta kenë më të lehtë për të gjetur ekulibrat.Nëse duan bashkëpunime të shkurtra të reja, me rezultat ekonomik është periudha e duhur për t’i marrë përsipër.

Luani
Duket sikur tendenca është që të heqin nga vetja, pra të delegojnë. do ishte mirë të jenë selektiv në çfarë duhet deleguar. Në çështjet e rëndësishme duhet të bëjnë kujdes. Duhet të rimerren me çështjet profesionale. do ishte mirë ta shfrytëzojnë këtë hyrje për çështje profesionale dhe që kanë lidhje me ligjin.

Virgjëresha
I ka të gjitha mundësitë për të patur një javë produktive. Në 3 ditëshin e parë do kenë lëvizje, shpërngulje, propozime pune. Edhe në përplasje të tonacioneve del e fituar dhe ndihet i suksesshëm.

Peshorja
Do kenë henën në mesin e javës dhe vazhdimësi dhe do i bëj të ndihen shumë mirë. Ditët e para dhe fundi i javës do duhet të jenë të fokusuar në mbrojtjen e fizikut të tyre. Duket sikur është një javë që i jep ngarkesa, por nuk është e keqe. Do e ndjejnë veten të lodhur.

Advertisement

Akrepi
Hyrja planetare u lë shije të çuditshme. Merr zhgënijm nga njerëz që i kanë afër. Ne mendimet e tyre do dominoj një personazh që i ka lënë shijen e zhgënjimit. Venusi është në trekëndësh me ta është dhe është i predispozuar për të qenë më social se zakonisht. Lëvizjet ekonomike, bankare duhen vënë në prioritet që sot.

Shigjetari
Java ka tendencën për të marrë vendime të nxituara në lidhje me partnerin dhe jetën në çift. Duket sikur jeta në çift do të marri pjesën më të mahde të energjisë dhe të kohës. Do bëjnë ndryshime që i japin sigurinë që kërkojnë. Ata që marrin vendime të mëdha si fejesë apo ndryshim banese është një periudhë shumë e mirë deri në 17 shkurt.

Bricjapi
Duket sikur energjia e tyre është e fokusuar që planet që kanë në kokë të gjejnë zbatim. Buzëqeshja vjen pikërisht nga zbatimi dhe vijueshmëria në çështjet profesionale. Do ketë rritje në profesion ose angazhim në dicka të re. Të favorizuarit nga data 5-12 janar.

Ujori
Java fokusohet me çështejet e ekonomisë. Faktori i të paprituës është prezent. Zgjidhja për çështjen e ekonomisë duhet bërë në formën dhe mënyrën e duhur sepse ndryshe do u duhet të paguajnë.

Advertisement

Peshqit
Venusi është te Bricjapi. Nëse kanë dëshirën, humorin për t’i dhënë ngjyra romantike jetës familjare i kanë të gjitha mundësitë dhe fatazitë këtë javë. Duket sikur kanë marrë përsipër shumë gjera dhe ndihen të lodhur dhe të ezauruar. Duhet të ndajnë përgjegjësitë, që të ndihen të lehtësuar. Do të buzëqeshin në aspektin ekonomik./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy