Si të hiqni rrathët e zinj të syve dhe të qetësoni djegien nga dielli me patate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si të hiqni rrathët e zinj të syve dhe të qetësoni djegien nga dielli me patate

Patatja është një nga ushqimet e preferuara. Të skuqurat janë dashuri për të vegjël dhe të rritur. Të zierat janë dietike dhe bëjnë sallata të mrekullueshme. Mjafton të ndash mendjen çfarë do dhe ja ku janë. Gjenden kollaj, s’ kushtojnë shumë dhe nuk prishen lehtë. Mesa duket ky ushqim I dashurueshëm ka plot përfitime për shëndetin, sidomos për flokët, thonjtë dhe lëkurën.

Më poshtë po listojmë përfitimet e ushqimit tuaj të zemrës!

1.Patatet përmbajnë acid alpha lipoic që ndihmon në shëndetin e trurit. Ky acid ndihmon në sëmundje si Alzhaimer.

2.Patatja ndihmon në simptomat paramenstruale. Karbohidratet ndihmojnë në rritjen e serotoninës e cila është përgjegjëse për rritjen e humorit dhe reduktimin e ankthit. Konsumoni patate kur e ndjeni që keni shqetësimet e ciklit.

Advertisement

3.Nëse përdoret e pagatuar, patatja është shumë e mirë për zbehjen e rrathëve të zinj poshtë syve. Vendoseni poshtë syve dhe lëreni për 20 minuta për të parë rezultate.

4.Përdoreni për të eleminuar rrathët e zinj duke e bërë si pastë në një blender dhe vendoseni në fytyrë. Më pas vëreni si maskë në fytyrë dhe lëreni për 5 minuta. Përsëriteni disa herë në muaj derisa të nisni të shihni rezultate.

5.Për të trajtuar lëkurën e djegur nga dielli me patate vendosni copa të ftohta të saj në pjesët e djegura. Lërini për rreth 20 minuta dhe më pas hiqeni nga trupi. Mos e shpëlani lëngun e patates. Kjo do të ndihmojë që vendi të freskohet dhe inflamacioni të ulet.

Si të hiqni rrathët e zinj të syve dhe të qetësoni djegien nga dielli me patate shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy