Si të kemi hormone të lumtura?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si të kemi hormone të lumtura?

A besoni ju te Ligji i Terheqjes? Perpara shume vitesh, une nuk besoja aspak por vitet e fundit kane ndodhur ngjarje te cilat me kane shtyre ti jap nje shanc te dyte teorise se afirmimeve dhe Ligjit te Terheqjes. Per te gjithe ju qe po e degjoni per here te pare kete ligj, behet fjale per praktiken e te menduarit dhe shprehurit fjale sa me afer realitetit qe ne duan te kemi ne jeten tone, duke i besuar fort ato qe themi dhe duke i terhequr realisht ne jeten tone.

 

Per shembull, nese do te kesh nje trup te bukur, duhet te fokusosh energjite duke menduar dhe vizualizuar, ne te njejten kohe duke e besuar ate qe vizualizon, ne menyre qe gradualisht ne jeten tende te terheqesh ngjarje dhe ndodhi qe cojne drejt realizimit te objektivit te nje trupi te bukur. Duken pallavra te thena keshtu, por ka shume njerez qe i besojne dhe praktikojne dhe kane arritur rezultate te jashtezakonshme me ane te ketyre metodave.

 

Advertisement

Ca lidhje ka kjo me hormonet do thoni ju? Sepse shume vite perpara se te mendoja qe do kisha si profesion Trajnerin e Shendetit(Health Coach ne anglisht), specializuar per menaxhimin natyral te problemeve hormonale, teoria ime kur flisja me miq te mi lidhur me sjelljet, ndonjehere  te cuditshme te njerezve, ishte “mos ja ver re, varet si i ka hormonet sot”J E besoja me te vertete kete teori duke qene se e kisha nxjerre nga eksperienca te ndryshme personale me mikesha te miat.

 

Vite me vone, Zoti me vuri pikerisht perpara mundesine te zgjidhja te specializohesha ne kete fushe, edhe pse nuk isha duke e kerkuar intensivisht kete gje. Fillova te merresha me hormonet e femrave ti studioja ato, ne menyre qe te kisha sa me shume sukses ne profesionin tim si Health Coach.

 

Advertisement

Ndaj sot e them akoma dhe me e bindur, pervec se nga eksperienca personale, edhe nga studimet, qe “Ne jemi hormonet tona”!

 

Cdo gje qe ne themi, cdo sjellje jona, qe nga uria, nepsi, qetesia, stresi e me rradhe ndikohet nga ecuria e hormoneve ne trupin tone. Pervec kesaj, hormonet vendosin se cfare behet me ushqimin ne trupin tone, pasi ne e hame ate. Gjate gjithe dites hormonet tona ulen dhe ngrihen, duke pesuar luhatje te medha ne varesi te funksionit qe kane per te kryer. E gjithe kjo sinfoni hormonale, ne rast se cdo hormon nuk operon si nje vegel muzikore qe ben muzike te bukur, me volumin e duhur ne kohen e duhur, perkthehet ne nje disekuiliber hormonal.

 

Advertisement

Si shfaqet nje disekuiliber hormonal te femrat? Shfaqet me shenja si shtim i pakontrolluar i peshes, fryrje barku, parregullesi te ciklit menstrual, akne, renie floku, probleme me tiroiden, probleme me fertilitetin, probleme me humorin dhe ankthin etj.

 

Cfare mund te bejme per ti balancuar ato?

 

Advertisement

Perpara se gjithash, duhet te ndyshojme menyren e ushqimit, por jo duke mbajtur dieta limituese qe te thone ha vetem kete apo ate apo me shume pak kalori(si per shembull 1000 Kcal ne dite). Keto dieta bejne me shume keq sesa mire. Duhet te filloni te hani ne nje menyre qe te qendroni gjate te ngopur, pa pasur shume nepse, dhe te hani ushqime qe ju japin vlera ushqimore te pershtatshme per ekuilibrin homornal si per shembull shume proteine, fruta me ngjyre te theksuar, zarzavate, karbohidrate komplekse dhe te parafinuara si tershera, kinoa, hikerrori etj. Pervec kesaj eshte shume e rendesishme te fleme gjume cdo dite minimumi 8 ore dhe te zhvillojme aktivitet fizik qe na mban ne levizje dhe tonus, por kujdes! Aktiviteti fizik i ekzagjeruar ben dem per shendetin hormonal!/Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy