Si të zbardhni lehtësisht jastëkët dhe dyshekët në shtëpi? Provojeni menjëherë këtë metodë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha objektet në shtëpi kanë nevojë për mirëmbajtje dhe nuk përjashtohen jastëkët apo dyshekët.

Në rastet kur ne flem shpesh trupi jonë mund të djersitet dhe në varësi të materialit që është i përbërë dysheku, ato kthehen në mikrobe shumë të fuqishme kundër shëndetit tonë. Përveç kësaj, kur djersa thahet, mbulesat e dyshekut, çarçafët dhe jastëkët, zverdhen.

 

Ndaj për këto raste do ju sugjerojmë disa këshilla:

Advertisement

Kushtojini rëndësi ekspozimit të jastëkëve në diell
Një arsye tjetër pse jastëkët zverdhen është ekspozimi i zgjatur në diell, pas të cilit mund të shfaqen njolla të verdha. Problemi janë pikërisht produktet zbardhuese apo shpëlarësi që përdoret për zbardhjen e jastëkëve. Gjatë ekspozimit në diell, ato fillojnë të dekompozohen duke lënë njolla të verdha.

 

Si t’i zbardhni ato?
Jastëkët duhet të lahen së paku tri herë në vit. Kjo periudhë është më se e mjaftueshme për t’i mbajtur ato në gjendje të pastër. Për lrjen dhe zbardhimin e tyre, mund të ërgatisni një zbardhues natyral.

Përbërësit dhe aplikimi: 3 litra ujë, 1/4 filxhanit lëng limoni dhe 1 filxhan peroksid hidrogjeni. Përziejini të gjithë përbërësit dhe më pas përdoreni për zbardhimin duke bërë larjen si normalisht të jastëkëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy