
Reperi Arkimed Lusha ose i njohur ndryshe si Stresi nuk nguron të shpreh simpatinë që ka për kryedemokratin Sali Berisha.
Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë në Instagram me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku njëri e ka pyetur “cila është ëndrra jote e fëmijërisë”.
Advertisement
“Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë.”– shkruan Stresi.
Stresi prej vitesh është simpatizant i flaktë i Berishës, duke marrë parasysh edhe lidhjen e babait të tij, Sali Lusha me kreun e Partisë Demorkatike.
Advertisement