Studimi/ Meshkujt që veshin bokse, me nivel më të lartë sperme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi/ Meshkujt që veshin bokse, me nivel më të lartë sperme

Bokse apo mbathje normale? Burrat që zgjedhin bokse kanë numër më të lartë të spermës sesa ata që preferojnë të brendshme të tjera. Në këtë përfundim u arrit pas një studimi për të provuar lidhjen mes të brendshme dhe prodhimit të spermës tek meshkujt.

 

Pjesë e studimit, të zhvilluar në Massachusetts, u bënë 656 burra të moshës 18 deri në 56 vjeç. Studiuesit i pritën pjesëmarrësit në spital dhe mblodhën spermë dhe mostra gjaku. Ata i pyetën burrat se çfarë lloj të mbathurash përdornin. Më shumë se gjysma e tyre u përgjigjën e veshin bokse.

 

Advertisement

Studiuesit zbuluan se burrat që veshin bokse kishin 25% përqendrim më të lartë të spermës se ata që përdornin të brendshme të tjera. Po ashtu, te ky grup meshkujsh u konstatua një lëvizje më e madhe spermatozoidesh, të cilët arrinin të fekondonin një vezë tek femrat,

 

Arsyeja e mundshme për këtë, sipas studiuesve, mund të jetë se veshjet e ngushta ngrenë temperaturën e testikujve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy