Studiuesit: “Ky është sekreti që marrëdhëniet të zgjasin dhe çiftet të jenë të lumtur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende po kërkoni për sekretin e marrëdhënieve të gjata dhe çifteve të lumtura?Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë duket se e kanë zbuluar sekretin dhe është e qeshura.

 

“Zgjidh atë që të bën të qeshësh”, ka qenë gjithmonë këshilla e dhënë për gjetjen e njeriut të jetës.Dhe në studimin e fundit ku u përfshinë 150 çifte që ishin në një marrëdhënie prej shumë vitesh nga ’89, u zbulua se sekreti i lumturisë së tyre ishte e qeshura.

 

Advertisement

Çiftet që qeshnin më shumë ishin më të lumtur. E qeshura rezultoi më qetësuese përkundrejt bisedave stresuese dhe intensive, duke çuar në ndjenja më pozitive te partnerët.

 

“Kur stresi është i pranishëm në një marrëdhënie, çiftet që e marrin me të qeshur jo vetëm që lehtësojnë efektet negative, por janë edhe më të lumtur”, tha profesoresha Sophie Scott, nga University College London.

 

Advertisement

E qeshura rezulton pozitive në një marrëdhënie pavarësisht moshes./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy