“Tensione në çift, beqarët të përgatiten për takime”, horoskopi për ditën e sotme, 11 qershor 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Tensione në çift, beqarët të përgatiten për takime”, horoskopi për ditën e sotme, 11 qershor 2024

Dashi
Këto ditë nuk do ta keni më mbështetjen e Venusit. Mes jush dhe partnerit mund të lindin tensione. Edhe në aspektin profesional java do të jetë e lodhshme, kur Hëna do të kthehet në pozicion të pafavorshëm. Për fat, situata do të përmirësohet në favor të miqësive.

Demi
Planeti Venus do të kthehet në pozicion të favorshëm për ju. Pritet që të përjetoni ndjenja të fuqishme dhe çaste të mbushura me pasion. Kurse për sa i përket aspektit profesional, ju intereson t’i bëni mirë gjërat. Mërkurin do ta keni aleat dhe do t’ju ofrohen mundësi të shumta. Kujdes me njohjet e reja në punë, jo çdo gjë është siç duket.

Binjakët
Përfitoni nga rasti që gjatë këtyre ditëve t’i shprehni ndjenjat personit që e keni për zemër ose për të diskutuar një çështje delikate me partnerin. Yjet do t’ju ndihmojnë të arrini synimet tuaja. Kjo do të jetë një ditë veçanërisht me fat, falë edhe pranisë së Hënës në shenjë.

Gaforrja
Jeni gati që ta mirëprisni dashurinë në shenjën tuaj? Planetet do ju dhurojnë një muaj të mbushur me emocione. Beqarët të përgatiten për takime interesante… Mërkuri, i kthyer nga shenja juaj, do të ndikojë që t’ju ofrohen mundësi të reja në aspektin profesional. Ditët me fat do ju krijojnë rehatinë për të krijuar barriera ndaj çdo situate që ishte kundër jush deri tani.

Advertisement

Luani
Gjatë kësaj jave si Marsi edhe Mërkuri do të kthehen nga shenja juaj. Do të vijojë për të lindurit e kësaj shenje një periudhë suksesesh të mëdha në aspektin profesional. Këto ditë do të jenë me fat, ndaj mund të merrni shumë surpriza dhe do të përjetoni çaste të bukura të mbushura me romantizëm.

Virgjëresha
Pas një periudhe vështirësish në aspektin e ndjenjave, më në fund dashuria do ngrohë zemrën tuaj. Duke filluar nga sot do të gjeni qetësinë si në jetën tuaj në çift edhe në jetën personale. Fakti që Hëna ju favorizon përbën avantazh për ju, por duhet të rrini vigjilentë për çdo të papritur në aspektin profesional.

Peshorja
Duke filluar nga sot yjet nuk do t’ju favorizojnë më. Mes jush dhe partnerit mund të lindin konflikte dhe të keni debate të ashpra. Për sa i përket aspektit profesional, priten ditë të mbara, sepse Hënën do ta keni aleate. Bëhuni gati për surpriza të bukura, falë pranisë së Mërkurit në shenjë.

Akrepi
Ndiheni gati për t’ia hapur derën dashurisë? Planetet do bëjnë gjithçka të mundur për t’jua zbukuruar ditën. Mjafton ta kapërceni frikën dhe të shfrytëzoni mundësitë e reja që do t’ju ofrohen. Sot mund të keni një njohje të re. Për sa i përket aspektit profesional ditët më me fat do ndryshojnë jetën tuaj. Mos harroni edhe se keni nevojë për pushim.

Advertisement

Shigjetari
Më në fund dielli do kthehet plotësisht në jetën tuaj. Vuajtjet e dashurisë do të duken si një kujtim i largët dhe do të mund ta hidhni gjithçka pas krahëve dhe t’ia nisni nga e para me partnerin aktual ose me dikë tjetër… Në aspektin profesional pritet që të keni suksese të mëdha, sidomos në fushën financiare.

Bricjapi
Kjo javë do të jetë e mbushur me suksese profesionale, kurse në aspektin e ndjenjave do të përjetoni vuajtje. Vëmendja e yjeve do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke jua ndërlikuar situatën sentimentale. Bëni kujdes të mos thoni gjëra për të cilat më vonë do të pendoheni. Mërkuri do të kthehet nga shenja juaj dhe në aspektin profesional do të korrni sukses.

Ujori
Këtë javë planeti Mërkur do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj dhe marrëdhëniet me të tjerët do të vështirësohen si në aspektin personal edhe në atë profesional. Nëse prej disa kohësh po mendoni për një projekt, mos humbisni kohë për ta vënë në zbatim, sidomos gjatë ditëve të para të javës që do të jenë më me fat edhe për sa u përket ndjenjave.

Peshqit
Pas një periudhe mjaft stresuese, më në fund dashuria do t’ju buzëqeshë. Do të mund ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, nuk përjashtohet as mundësia për të bërë njohje të reja. Nervozizmi i këtyre ditëve do sfumohet dhe në qiell do duken sërish yjet që ju japin shenja për lajmet e mira që prisnit prej kohësh./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy