Tri mënyra si të zgjoni epshin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

T’i flasësh partnerit për fantazitë seksuale nuk mund të mjaftojë për të zgjuar epshin. Ka disa mënyra të tjera të thjeshta që ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Lini vend për seks: Kuptojeni, ju nuk jeni as miq, as vëllezër! Intimiteti mund të jetë i nevojshëm për çiftin, por shumë familjaritet mund të vrasë seksin. Nëse duam të zgjojmë interes erotik, mund të na duhet ta shohim partnerin tonë si një të huaj, një të huaj që ne duhet ta rizbulojmë. Me pak fjalë, lini vend për më shumë mister dhe gjithçka do të marrë rrugën e vet.

Advertisement

Krijoni atmosferë: Jo, nuk e kemi fjalën për të ndezur qirinj apo për muzikë romantike. Nëse dëshironi që të kryeni marrëdhënie seksuale, atëherë duhet ta vendosni si fillim në mendjen tuaj, ta dëshironi atë me mendje. Ju duhet të përgatiteni jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.

Eksploroni: Mundohuni të thyeni përditshmërinë dhe rutinën në seks duke dalë nga dhoma e gjumit, duke ndryshuar lëvizjet dhe të njëjtat qëndrime që me kalimin e viteve mësoni t’i bëni me sytë mbyllur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy