TRING çel zyrtarisht sezonin më të pasur ndonjëherë me më shumë sport, premiera filmash, formate origjinale dhe programe për të gjithë familjen.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
TRING çel zyrtarisht sezonin më të pasur ndonjëherë me më shumë sport, premiera filmash, formate origjinale dhe programe për të gjithë familjen.

E pagëzuar tashmë si ‘Shtëpia e Kampionëve’, platforma Tring ka bërë bashkë eventet më prestigjioze të futbollit europian, por jo vetëm, duke qëndruar në pararojë të kërkesave të audiencës për përmbajtje të freskët dhe novatore.

 

Nga shkurti, euforia e shkallëve të stadiumit do të mbërrijë në shtëpitë tuaja me rikthimin e UEFA Champions League, faza Play Off. Skuadrat më të dashura, lojtarët më në zë të kontinentit dhe përballjet më emocionuese do të vijnë çdo javë në ekranet tuaja, shoqëruar me komente dhe moviola nga profesionistë në studion e Champions League, nën moderimin e Eva Muratit. Rrugëtimi i kampionëve do të kurorëzohet live në Tring, në finalen e 28 Majit.

 

Advertisement

Një tjetër ngjarje e rëndësishme që i është bashkuar Shtëpisë së Kampionëve është edhe kampionati ikonë i futbollit italian, Serie A. Nën moderimin e Glendi Tafaj, Serie A Shoë do të vijë çdo javë me analiza në 360 gradë të përballjeve më emocionuese të këtij turneu, që transmetohen eksluzivisht në Tring nga shtatori 2021.

 

Të tjera evente sportive që do mund t’i ndiqni vetëm në kanalet Tring Sport janë përballjet e Kampionatit Turk të futbollit, atij Skocez e Portugez, nën komentin e zërave më të dashur për publikun.

 

Advertisement

Për tifozët e basketbollit amerikan, NBA vjen çdo javë me magjinë e parketit fluturues. Ekipet më të njohura të basketbollit dhe lojtarët më të lakuar do t’o ndiqni eksluzivisht në kanalet e Tring Sport.

 

Për adhuruesit e kinemasë, platforma Tring do të sjellë çdo muaj më të mirën e artit të shtatë me premiera absolute filmash për çdo moshë e preferencë; nga kinemaja autor, tëk filmat klasikë dhe titujt me shitjet më të mëdha, gjithçka do ta gjeni në Tring.

 

Advertisement

Dhe për këdo që është i dashuruar pas historive me shumë kapituj, Tring sjell seriale dhe telenovela nga prodhuesit më të vlerësuar amerikanë, turq dhe europianë, për pasdite të mbushura me emocione.

 

Më të vegjlit në Tring kanë hapësirën e tyre unike plot filma, seriale dhe prodhime origjinale në shqip, që do t’u zhvillojnë imagjinatën dhe mësojnë të reja rreth shkencës e natyrës.

 

Advertisement

Në sezonin e ri, Tring sjell gjithçka për të gjithë, tashmë me një super çmim.

 

Packshot

 

Advertisement

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet Tring ose online në: www.tring.al

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy