Turizmi i kampingjeve më pak i prekuri nga pandemia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turizmi i kampingjeve më pak i prekuri nga pandemia

Nga përhapja masive e Coivd-19, gjatë vitit të shkuar pushimet e pranverës dhe verës u pezulluan si pasojë e kufizimet të lëvizjeve ndërshtetase dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë situatë, sektori i turizmit ishte më i prekuri nga masat e pandemisë.

Sipas Eurostat, turizmi i kampingjeve pati dëmtimin më të vogël. Në Shqipëri netët e shpenzuara në kamping gjatë vitit 2020 ranë me 62% në krahasim me vitin 2019.

Në vitin 2020, në Shqipëri u shpenzuan 9.365 netë në kamping nga 24.755 të shpenzuara gjatë vitit 2019.  3.389 e netëve ishin turistë të huaj në vend dhe pjesa tjetër shqiptarë.

Advertisement

Nga periudha prill-shtator, numri i netëve të kaluara në ambjentet akomoduese turistike të vendeve të BE-së ra me 56% në krahasim me të njëjtin sezon gjatë 2019-ës. Në rang ndërkombëtar shifra rënëse shkoi në 74%.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia ka regjistruar më së shumti netë në kamping, 52.758 të tilla gjatë vitit të kaluar.  Estonia, Lituania, Kroacia dhe Spanja regjistruan ulje prej më shumë se 50% gjatë kësaj periudhe. Në Slloveni netët e shpenzuara në kamping u rritën me 76% ndjekur nga Austria me 32%.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy