Turizmi, prioriteti që gremisi Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turizmi, prioriteti që gremisi Shqipërinë

Nga Prof. Alqi Naqellari

Turizmi është një koncept thuajse abstrakt, ai ekziston si një term i përgjithshëm i papërcaktuar me ndonjë përkufizim. Secili e interpreton atë sipas dëshirës dhe qëllimit të tij. Zëri “Turizëm” nuk është në asnjë nga zërat që përbëjnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Si mund të jetë prioritet në zhvillimin e një vendi, një drejtim, një zë që nuk ekziston në strukturën e PBB-së?

Ai më së shumti nënkuptohet me zërin “Akomodim e sigurim ushqimor” dhe megjithatë nga qeveritë shqiptare të pas viteve ‘90 është vlerësuar në mënyrë jo të zakonëshme, por të jashtëzakonëshme sikur “Turizmi” të ishte zgjidhja e artë e ekonomisë shqiptare, sikur me zhvillimin e tij, me “turizmin” si prioritet do merrte fund papunësia, fund fukarallëku, do rritej mirëqënia do zhvillohej ekonomia, arsimi, kultura etj, etj.

Faktet dhe koha që ka kaluar kanë treguar të kundërtën. Kanë treguar se nuk është “turizmi” sektori prioritar ku duhet të mbështetet ekonomia shqiptare. Sektorët primarë ku duhet të mbështetet ekonomia shqiptare duhet të jenë sektorët e mallrave të tregëtueshme, sektori karburanteve, energjitika, pasuritë nëntokësore, nxjerrja dhe përpunimi i tyre, bujqësia në mbështetje të tij si drejtimi i dytë dhe “turizmit” i bie rradha të jetë sektor ndihmës.

Advertisement

“Turizmi” është sektor shërbimesh, që realizon mallra të patregëtueshme, që varet në përgjithësi nga shkalla e predispozicionit të të huajve për të kaluar pushimet në Shqipëri, nga mirëqënia e vetë konsumatorit shqiptar etj. Në raste të recesioneve, luftrave, pandemive ky është sektori i parë që goditet krahas eksport- importeve. Këtë e ka treguar eksperienca e Greqisë, e Spanjës, e Italisë, e Turqisë që kanë “turizëm” të zhvilluar elitar dhe tepër konkurues ndaj “turizmit” shqiptar. Kështu, ta mbështesësh prioritetin e ekonomisë shqiptare në “turizëm”, do të thotë ta mbështesësh në një degë me risk mjaft të lartë, që të detyron ti kthesh sytë nga ardhja e vizitorëve të huaj, nga situatat politiko-ekonomike të vendeve nga ku ata vijnë, ti kesh sytë nga pandemia, nga sëmundjet infektive, ti kesh sytë nga “turizmi” digjital etj, etj.

“Turizmit” si prioritet ka sjellë pasoja negative në ekonominë shqiptare:

Në drejtim të përndarjes së faktorëve ekonomikë dhe të investimeve. Një pjesë e madhe e investimeve publike është drejtuar në përmirësimin dhe ripërmirësimin e strukturave në shërbim të “turizmit”.Ky përqëndrim ka qënë i kufizuar dhe i përcaktuar për zona të veçanta, jo për të gjithë vendin dhe jo për të gjitha degët. Në bujqësi psh, thjesht duke u përqëndruar në 100 fshatra, duke anashkaluar në këtë mënyrë faktorët e tjerë ekonomikë, burimet e tjera që kanë mundësi të vihen në eficensë.

Advertisement

Në drejtim të përqëndrimit të lehtësirave fiskale, në uljen e TVSH dhe taksave të tjera. TVSH-ja në “turizëm” u ul nga 20%, në 6%, me synim për të stimuluar këtë sektor, i cili sipas qeveritarëve ‘është sektor prioritar për ekonominë shqiptare që ende performon nën kapacitete’. Synimi është që të rriten të ardhurat në buxhet nga ky sektor dhe të konkurojë me “turizmin” rajonal, një pjesë e të cilit aplikon TVSH të njëjtë.

Një dëm i konsiderueshëm i është shkaktuar ekonomisë nga ky sektor sepse është një nga sektorët më informalë në ekonominë shqiptare. Ja si janë shprehur vetë qeveritarët (2017): ‘Mos harroni që ka raste që një hotel në veri apo në jug të Shqipërisë ka pasur vetëm një të punësuar të siguruar që është e papranueshme, edhe sikur të ndjekësh raportet më modeste numër shtretërish-numër punonjësish, standarde në hoteleri-turizmë, sëris është e papranueshme’, pas këtyre masave promovuese ‘do të vijë formalizmi’, ‘patjetër kemi për të parë rritje të të ardhurave nga TVSH e turizmit në buxhetin e shtetit, nga shifra modeste që kanë qenë deri tani, edhe për shkak të informalitetit të lartë në sektor dhe besoj që TVSH e pagueshme në buxhet do të rritet disa herë’.

Në mosvlerësimin e Shkollës Shqiptare. Vendosja e “Turizmit” si prioritet, ka bërë që të vlerësohen drejtimet e Menaxhimit të Turizmit, apo në përgjithësi Menaxhimi, të vlerësohen shkollat e lidhura me kulinarinë. Kështu është kërkuar që drejtimi arsimit shqiptar të orientohet në sektorin e shërbimit, kamarier, guzhinier, recepsionist, përkthyes etj. Universitetet me drejtime të lëndëve aplikative e shoqërore kanë pak ose shumë pak mundësi punësimi në Shqipëri. Prioritet iu është dhënë degëve mjekësore me mundësinë e largimit nga vendi. Pasoja e këtij prioriteti ka qënë largimi i të rinjve të shkolluar nga Shqipëria.

Boshatisjen e fshatrave dhe të qyteteve nga popullsia. Përqëndrimi i investimeve në 100 fshatra, lënja pa rrugë, pa shkolla fillore, pa klinikë mjekësore ka bërë që fshatrat shqiptarë dhe qytetet e vogla të shpopullohen. Po përmend qytetin e Memaliajt. Para vitit 1990 ka pasur Klinikë mjekësore me të gjitha specialitetet. Ka pasur grupin e mjekëve të të gjitha specialiteteve, spitalin 4- katësh me shtretër, dhe maternitetin, ku shërbenin me dhjetëra mjekë, infermiere e sanitare. Sot nuk ka as klinikë dhe as maternitet. Ka vetëm tre mjekë pensionistë të përgjithëshëm. Shembuj të tillë ka në çdo qytet dhe në çdo fshat.

Advertisement

Nxjerrja jashtë e valutës. Me qindra milionë euro largohen çdo vit jashtë Shqipërisë nga kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri, nga tenderat e PPP- të që lidhen me kompanitë e huaja.

Me qindra milionë largohen nga Kompanitë e akomodimit dhe të ushqimit. Thuajse në të gjitha resorset turistike, hotele, motele, furnizimet bëhen me mallra të huaj. Pijet e shtrenjta janë të gjitha të huaja, produktet e nën produktet e mishit, uji, ushqimet, frutat etj. Pije shqiptare është rakia, por dhe kjo me pakicë, sepse përdoret tekila, bile tekila me krimba.Thuajse të gjitha paisjet e akomodimit janë të huaja deri te menuja dhe reklamat. Pak mallra dhe produkte shqiptare konsumohen.

“Turistët” kanë sjellë rritje të çmimeve në një sërë produktesh e shërbimesh. Përmend këtu rritjen e çmimeve në sektorin e dentistrisë, bërjen e gojës. Rritja e çmimeve u bë publike, u desh mediatizimi problemit, revolta e popullit dhe ndërhyrja e qeverisë që e frenoi këtë rritje. Janë rritur edhe çmimet e një sërë produktesh artistike, me psikologjinë se këto blihen nga turistët që kanë para dhe jo nga njerëzit e thjeshtë. Në këto locale, një shishe uji është 2 herë më e shtrenjtë se një shishe qumështi, a thua se uji i huaj ka brenda antikovid. Nuk po përmend çmimet e produkteve e shërbime të tjera sepse janë bërë mediatike.

Stimulon tregun e produkteve monopol dhe oligopol, tregun e shërbimeve të produkteve të pa tregëtueshme dhe jo tregun e përgjithëshëm ku kryejn transaksione konsumatorët vendas. Fitimet e këtyre subjekteve përgjithësisht largohen nga vendi në forma të ndryshme.

Advertisement

Ka sjellë ndotjen e ambientit. “Turizmi” malor, i aventurës apo derivate të tyre kanë sjellë ndotje të pyjeve, të lumenjve apo të liqeneve. Plastika, si emblemë e ndotjeve, është shtrirë edhe në zona që nuk e kishin njohur ndonjëherë.

Krahas dëmeve të numrëruara më sipër, ka sjellë edhe një konkluzion të rëndësishëm se ndërhyrja e shtetit shqiptar, për të përcaktuar strukturën e ekonomisë shqiptare ka dështuar. Ajo ka pasur më shumë efekte negative për shoqërinë, sesa efekte pozitive.

Cili është koncepti teorik dhe kontributi “turizmit” në Prodhimin e Brendshëm?

Sipas FESH- koncepti “turizëm” përfshin ‘Udhëtime të organizuara për të kaluar në mënyrë aktive pushimet e kohën e lirë dhe si pjesë e mjeteve të edukimit fizik’. Ky është një koncept i saktë, por shikoni konceptin e FE Kosovës: ‘Një shumësi aktivitetesh, e shërbimeve dhe e industrive, të cilat ofrojnë eksperienca të udhëtimeve, përfshirë transportin, akomodimin, strukturat që ofrojnë ushqim dhe pije, dyqane me shitje me pakicë, bizneset e zbavitjes si dhe shërbimet e mikëpritjes të ofruara për vizitorët individualë dhe të grupeve të organizuara, të cilat udhëtojnë jashtë vendbanimit të tyre’. Sipas tyre në “turizëm” përfshihet edhe një pjesë e shërbimeve jo ushqimore, e tregëtisë me pakicë. Duke përfshirë edhe zëra të tregëtisë me pakicë, koncepti “turizmit” bëhet edhe më i papërcaktueshëm dhe interpretohet sipas interesit të atyre që e përdorin.

Advertisement

 Ja si e kanë përkufizuar E. Cohen (1972) dhe D. Nash (1978), nocionin e turizmit: ‘si një sistem tre-dimensional në bashkëveprim të vazhdueshëm u shfaq te: vizitorët dhe kultura e tyre, vendet dhe shoqëritë që ata vizitojnë dhe aktorët e shumtë që kontribuojnë për t’i lidhur ato (Decroly, 2010)’.

Turizmi përfshin aktivitetet: Akomodim, Shërbime ushqimi dhe pije, Agjenci udhëtimi, operator turistik, qira e makinave dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit.

Aktivitetet e lidhura direkt me turizmin në Shqipëri (NVE Rev,2, 2-shifrore 55; 56; 77; 79), gjeneruan rreth 45 miliardë lekë vlerë të shtuar gjatë vitit 2018, duke kontribuar me rreth 2,8 % në PBB. Duke marrë në kosideratë efektet indirekte të shpenzimeve të turistëve në aktivitete të tjera ekonomike, ky kontribut është edhe më i lartë.

Advertisement

Vendi “Turizmit “ në PBB në %

200020102018200020102018
Bujqësi, pyje24.5217.9618.44Tregëti me shumicë e pakicë16.4610.6210.75
Industri8.0612.0112.29Shërbime27.8533.436.98
Ndërtim11.3312.938.99Nga këto: Akomodim dhe shërbim ushqimor2.312.092.38
Të tjera

Burimi. INSTAT

-Kontributi Total i Turizmit 45 miliardë lekë ose 2.8% e PBB. Kjo ka ardhur nga: Akomodimet 8.9 mld, Shërbime ushqimi dhe pije 30.7 mld, Agjenci udhëtimi, operator turistik, qira e makinave e të tjera shërbime rezervimi gjithsej 5.6 mld lekë.

-Të ardhurat nga turizmi nga 2014 në 2018 janë rritur me 60% ose nga 28.3 mld, në 45.2 mld. Akomodimi me 2.2 herë ose nga 4.1 mld lekë në 8.9 mld, shërbimi dhe pije 50% ose nga 20.3 në 30.6 mld, agjenci udhëtimi nga 3.9 në 5.6 mld ose 43%.

Advertisement

Të dhënat tregojnë se megjithse të ardhurat nga “Turizmi” janë dyfishuar ato nuk kapin më shumë se 2.8% të PBB-së.Kështu të gjitha thëniet e “ekspertëve” të ekonomisë e të tjerëve se nga turizmi sigurohen 20% të të ardhurave bien poshtë.Ato janë thjesht një flluckë.

Cili është rezultati i “turizmit” neto?

            Deri para tre vitesh “turizmi “ neto ka qenë me humbje.        

            -Hyrjet nga jashtë në teritorin Shqiptar. Disa tregues sintetikë.

Advertisement

-Vizitorët Kosovarë kanë të parapëlqyer bregdetin shqiptar

-Rreth 25% e shtetasve të huaj vijnë në muajin gusht

-Në 10 shtetas të huaj 4 vijnë për pushime, gjatë viteve 2014-2018.

-Në 10 shtetas 8 prej tyre futen nga kufiri tokësor.

Advertisement

-Vetëm gjatë vitit 2018 janë dhënë 75 leje për ndërtimin e “Hotele dhe struktura të ngjashme”, tre leje më shumë sesa janë dhënë gjatë gjithë periudhës 2014-2017 (72).

– Më shumë se 17.000 dhoma dhe 38.000 shtretër ishin në dispozicion të turistëve në 2018.

-Në Shqipëri ka mesatarisht 5 Hotele për 100 Km2.

-Gjetjet kryesore të shkruara në material tregojnë se hyrjet e shtetasve e huaj në vitin 2018 janë rritur 15,8 % më shumë se viti 2017, ndërsa shpenzimet e turistëve të huaj (jo-rezidentë) në vendin tonë janë rritur 12,5 %.

Advertisement

-Në vitin 2018 daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur 4,4 % më shumë se viti 2017, ndërsa shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë jashtë vendit janë rritur me 17,3 %, krahasuar me një vit më parë.

– Në periudhën 2014-2018, hyrjet e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri kanë qenë

Afërsisht 23.6 milionë persona.

– Pikat kufitare që presin fluksin më të madh të shtetasve të huaj që vizitojnë Shqipërinë janë:

Advertisement

Morina (35 %), Muriqani (12 %) dhe Rinasi (12 %)

– Shtetasit e huaj që hyjnë në Shqipëri vijnë kryesisht nga këto shtete: Kosova (35 %), Maqedonia e veriut (11 %), Greqia (9 %), Mali i Zi (6 %) dhe Italia (7 %).(INSTAT, Turizmi në shifra 2019).

Sipas INSTAT ‘Industria e turizmit zë një vend të rëndësishëm në ekonomi dhe është një burim i madh dhe i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Turizmi mund të japë një kontribut të rëndësishëm në tre dimensione të zhvillimit të qëndrueshëm: të krijojë vende pune, të gjenerojë mundësi tregtare për të njohur nevojat dhe mbështetur aktivitetet e turizmit, të krijojë kapacitetet e rëndësishme që promovojnë përparësitë për ruajten mjedisore dhe larminë kulturore… turizmi ka kontribuar me 45 mld ose 2.8% në PBB”.

Daljet nga Shqipëria jashtë vendit.

Advertisement

– Shpenzimet e shtetsave shqiptarë jashtë vendit në 2018 kanë qënë 181.396 milionë lekë.

-Në periudhën 2014-2018, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit kanë qenë 24,1 milionë

persona, (24.1 ml dalje – 23.6 ml hyrje = 0.5 milionë) që do të thotë se 500 mijë shqiptarë më shumë kanë dalë jashtë Shqipërisë.

– Në vitin 2018 daljet e shtetasve shqiptar kanë pasur rritje prej 4,4 %. Shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë jashtë vendit për vitin 2018 kanë qenë 181.396 milionë lekë, duke u rritur me 17,3 % krahasuar me një vit më parë.

Advertisement

-Shpenzimet e shtetsave shqiptarë rezidentë për udhëtime personale zënë pjesën më të madhe, mesatarisht 77 % dhe shpenzimet për udhëtime biznesi dhe profesionale 23 % të shpenzimeve gjithsej.

– Shtetasit shqiptarë rezidentë, referuar të dhënave të vitit 2018, kanë kaluar mesatarisht 7,5 netë qëndrimi jashtë vendit, duke shpenzuar mesatarisht 47 Euro në ditë.

– Për qëllim pushimesh rreth 59 % të daljeve dhe vizita te miqtë e të afërmit (rreth 30 % të daljeve).

-Të preferuarat e rezidentëve shqiptarë për pushime jashtë vendit (2018). Greqia me 40% – 6.6 netë qëndrimi, Italia 17% me 8.1 netë qëndrimi, Kosova 13% me 1.5 ditë qendrimi, Maqedonia 10% me 2.2 netë qendrimi, Mali Zi dhe Gjermania me nga 3% dhe mesatarisht 6.45 netë qëndrimi.

Advertisement

-Kalojnë pushimet në: Hotele 59%, në të afërm 30% etj.

-Udhëtojnë me: Automjete 59%, avion 12%, autobus 17%, tragete 10% etj.

Të punësuar në “Turizëm” dhe kapaciteti akomodues

-Kërkesat e “Turistëve” u plotësuan nga rreth 58 mijë të punësuar vetëm në aktivitetet e lidhura direkt me turizmin (NVE Rev.2, 2-shifrore 55; 56; 77; 79).

Advertisement

– Në vitin 2018, në gjithë vendin funksionuan 1.326 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra), dhe janë vënë në dispozicion rreth 17 mijë dhoma dhe rreth 38 mijë shtretër. Në bregdet 543 pika ose 41% dhe të shpërndara jo në bregdet 783 pika me 59%.

Të dhënat e paraqitura tregojnë qartë që “turizmi” me gjithë përqëndrimin total të të gjitha qeverive me investime, incentiva, prioritete nuk ka arritur të marrë një vend të dukshëm në PBB, ai ka mbetur, megjithse është dyfishuar si vëllim në 2.3-2.8% të PBB-së.

Gjithë “turizmi” që bëhet në Shqipëri nuk mund të zëvendësojë kurrë largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Për 100 mijë shqiptarë të larguar, ekonomia humbet 100,000 x 365 ditë/konsumi= 36.500.000 ditë konsumi në tregun e përgjithshëm për çdo vit. Kjo shifër nuk mund të arrihet kurrë nga “turistët”.

Nuk matet turizmi me numrin e njerëzve që hyjnë në territorin Shqiptar dhe sa euro kanë në xhep, por me sa lënë në objektet komplekse akomoduese, sa lënë në tregun e mallrave. Kjo sepse mund të vijnë nja dy milionë nga lindja me nga një thes fasule me vete dhe rrëzojnë të gjitha parashikimet. Llogjika është e thjeshtë, me 316 km vijë bregdetare me 2 muaj shfrytëzim intensiv të objekteve akomoduese e ushqimore, me tre ishuj të pabanuar, me turizëm malor të mbështetur në një infrastrukturë të dobët, nuk mund të pretendohet që “turizmi “ të jetë degë prioritare. Ky prioritet i intereson BE-së e cila ka rekomanduar ulje të TVSH-së në mënyrë që Shqipëria të bëhet një destinacion me male e lumenj të egër, me kanione dhe pa hidrocentrale, në një kohë që vetë ata janë nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Të mos harrojmë se Franca dhe vende të tjera, kanë centrale bërthamore me rezikshmëri për gjithë Europën, që akoma Gjermania shfrytëzon Minierat e Qymyrgurit etj. Në këto kushte, t’i kërkosh Shqipërisë të mos ndërtojë Hidrocentrale, Termocentrale, të mbyllë Minierat e të zhvillojë “turizmin”, do të thotë ta kthesh në një Republikë bananesh, thjesht në një shesh pushimi për t’u shlodhur shtresat e pasura dhe qeflinjtë e Europës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy