Viagra zgjat jetën e atyre që i kanë mbijetuar një sulmi në zemër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viagra zgjat jetën e atyre që i kanë mbijetuar një sulmi në zemër

Viagra bën më shumë sesa përmirëson performancën seksuale të burrave. Një studim i fundit ka gjetur që meshkujt që kanë përjetuar një sulm në zemër, mund të jetojnë më gjatë falë iagrës. Sa më shpesh që të përdoret, thotë studimi, aq më i ulët është rreziku i një sulmi tjetër në zemër.

 

Impotenca mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes kardiovaskulare tek burrat e shëndetshëm. Ajo trajtohet ose me Alprostadil, injeksion që zgjeron enët e gjakut në penis, ose me talbeta si Viagra, që merren para seksit. Një ekip në Institutin Karolinska në Suedi bëri pjesë të studimit 16.500 burra që merrnin viagra për impotencën dhe 2.000 të tjerë që përdornin Alprostradil.

 

Advertisement

Pjesëmarrsit në studim kishin kaluar një sulm në zemër ose një operacion bajpas të arteries koronare të paktën gjashtë muaj para fillimit të trajtimit për impotencën. Rezultatet u krahasuan mes tyre dhe doli se ata që përdornin viagra, ishin më të shëndetshëm se ata që kishin marrë Aprostradil.

 

Studiuesi Martin Holzmann tha: “Është e mundur që ata që trajtonin impotencën me viagra të kishin një rrezik më të ulët të një sulmi tjetër në zemër. Por do të na duhet të vijojmë më tej studimin, duke bërë edhe një krahasim mes pacientëve që marrin viagra dhe atyre që nuk e bëjnë diçka të tillë.”

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy