VIDEO/ Terrorizoi turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima mbështet PD: Sapo të vijmë ne në pushtet, zjarr turizmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Terrorizoi turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima mbështet PD: Sapo të vijmë ne në pushtet, zjarr turizmi

I famshmi Mihal Kokëdhima i cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine  me turistë spanjollë dhe i dhunonte ata, duke tronditur opinionin publik, është një mbështetës i flaktë i PD në këto zgjedhje. Në videon e siguruar nga Report tv ai shihet mbi një makinë në një miting të PD dhe ka ngritur 2 gishtat lartë duke ndjekur stilin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Mihal Kokëdhima, u arrestua pasi sulmoi dhe rrezikoi jetën e një grupi turistësh spanjollë, duke ju hedhur mbi kofanon e makinës  që ata kishin marrë me qira, dhe në tre kilometra rrugë në ecje i ka terrorizuar ata duke u thyer xhamin  e përparmë të automjetit.

E gjitha ndodhi pasi turistët u larguan nga restoranti i tij në “Porto Palermo” të Himarës, pasi pritën gjatë për porosinë që nuk u erdhi kurrë. Vetë Kokëdhima i cili shfaqej në video me sjellje në kufijtë e çmendurisë ndaj turistëve, atëherë pretendoi se ishin turistët që tentuan ta shtypnin me furgon dhe se ai iu hodh makinës për të shpëtuar.

Por ky nuk  është i vetmi rast, pasi Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje në gusht të 2020 pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai. Mënyra si ai iu fliste këtyre personave ishte skandaloze me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet. ‘Ik nga prona ime gjej rrugën nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti’ dëgjohet në video Kokëdhima.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy