Zbuloni karakteristikat e secilës mama sipas shenjës së tyre të zodiakut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbuloni karakteristikat e secilës mama sipas shenjës së tyre të zodiakut

Dihet se nuk ka dy prindër të njëjtë, pasi çdo individ në thelb është i ndryshëm nga tjetri. Megjithatë sipas astrologëve, shenja e zodiakut të nënës është shumë e rëndësishme për të kuptuar më shumë rreth dinamikës prind-fëmijë. Ata shpjegojnë se me anë të shenjës mund të mësojmë rreth stilit të prindërimit dhe përputhjes karakteriale.

 

DASHI

 

Advertisement

Nëse ju jeni një mama e lindur në shenjën e Dashit, jeta me ju është e mbushur me aventura të bukura. Jeni një prind perfeksionist dhe keni pritshmëri të larta për fëmijët tuaj. Ndonjëherë mund të doni të përfshiheni në çdo aspekt të jetës së tyre, por kjo vjen vetëm nga dëshira e mirë për t’i qëndruar pranë dhe për t’i mbështetur. Jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe i mësoni fëmijët të përballen vetë me problemet në mënyrë që të krijojnë pavarësi. Ju pëlqen t’i surprizoni me dhurata e udhëtime interesante dhe gjeni gjithmonë diçka argëtuese për të bërë. Ndonjëherë jeni shumë gjaknxehtë, por temperamenti juaj nuk shihet kurrë si problematik nga njerëzit tuaj të dashur. Përputhja më e mirë për një nënë Dash është një fëmijë Luan dhe më sfiduesja është një fëmijë Gaforre.

DEMI

 

Jeni një mama tolerante dhe falni shumë dashuri. Ndonjëherë jeni pak kokëfortë dhe kjo mund të sjellë probleme të vogla nëse fëmijët tuaj janë në fazën e adoleshencës rebele. Për ju, suksesi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm, ndaj jeni afër tyre në çdo hap të rrugës që kanë zgjedhur. Ju pëlqen të gatuani për ta dhe mbani vendin e parë si shefe kuzhine. Përveç kësaj jeni të interesuar që të rriten në mënyrë të shëndetshme dhe të shfaqin çdo emocion dhe problem pa qenë nevoja t’i mbajnë përbrenda. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Virgjëresha ndërsa sfidën më të madhe do ta keni me një fëmijë Luan.

Advertisement

BINJAKËT

Një nënë e shenjës së Binjakëve i jep fëmijëve pavarësi. Kjo vjen për shkak të ndryshueshmërisë dhe autonomisë që janë ndër karakteristikat e tyre më mbizotëruese. Zakonisht nuk ju pëlqen të jepni urdhëra të prera dhe të përfshiheni 100% në degën/fushën që fëmija do të studiojë. Jeni natyra shumë shoqërore dhe ju pëlqen t’i merrni fëmijët kudo që shkoni. Kur ata rriten, dëshironi t’i prezantoni në rrethe shoqërore nga të cilat ata mund të përfitojnë njohje dhe dituri. Doni që fëmijët të jenë të shkathët dhe të japin mendimin e tyre në çdo situatë. Punoni shumë me rritjen e vetëbesimit të tyre. Ju mund t’i mësoni se çfarë është miqësia dhe sesi mund të kultivohet me kalimin e viteve. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Peshore ndërsa sfidat më të mëdha mund t’i kaloni me një fëmijë Virgjëreshë.

 

GAFFORJA

Advertisement

 

Mamatë Gaforre njihen për instiktin e tyre të lindur të prindërimit. Në fund të fundit kjo shenjë ka marrë dhe titullin e mamasë së zodiakut. Zakonisht një nënë e lindur në këtë shenjë kombinon shumë mirë me një partner si Demi, Akrepi ose Peshqit. Një Gaforre e ushqen fëmijën me dashuri dhe i tregon sesi të menaxhojë emocionet në mënyrë të shëndetshme. Ato kujdesen dhe kuptojnë në tërësi ndjesitë pozitive dhe negative të fëmijëve duke i ndihmuar përgjatë çdo vështirësie. Këto nënat shpesh e gjejnë veten duke marrë role të ndryshme në familje si rolin e mësueses dhe mikes. Ato janë të kujdesshme në ruajtjen e balancave dhe ofrojnë mbështetje të pakufijshme. Ndonjëherë mamatë e kësaj shenje kanë ulje dhe ngritje emocionale të cilat fëmija i kupton me vështirësi, por kjo ndodh pasi janë natyra të ndjeshme dhe të dhembshura. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Dash dhe më sfiduesja me një fëmijë Gaforre.

 

LUANI

Advertisement

 

Një nënë e shenjës së Luanit do të jetë zemra e shtëpisë. Ajo është në qendër të vëmendjes dhe merr si detyrë kryesore edukimin e fëmijës. Mamaja Luan është e qeshur, energjike dhe e mbron fëmijën e saj në çdo situatë. Ekziston një lidhje e veçantë mes saj dhe fëmijës pasi kanë besim të verbër te njëri-tjetri i cili nuk zbehet as në periudhën kaotike të adoleshencës. Një nënë e kësaj shenje mban anën e fëmijës edhe kur ai është në faj, duke qenë se krijon një marrëdhënie shoqërore me të.  Ndonëse kjo mund të duket problematike, Luani shpesh vendos kufij kur do dhe më vonë nis t’i analizojë situatat me objektivitet. Mamaja Luan arrin të krijojë një raport të mirë edhe me miqtë e fëmijës duke bërë që ata të ndihen si të ishin në shtëpinë e tyre. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Shigjetar dhe sfidat më të mëdha mund t’i kalojë me një fëmijë Akrep.

 

VIRGJËRESHA

Advertisement

 

Një nënë Virgjëreshë kujdeset për detajin më të vogël. Ajo vendos standarde të larta në lidhje me detyrat dhe aktivitetet e fëmijëve në përditshmëri. Duke qenë se kjo shenjë është shumë e përqendruar te puna, mamatë mund të mos kalojnë mjaftueshëm kohë me fëmijët. Kështu mund të krijohen situata paksa stresuese për të gjithë pjestarët e familjes. Nënat e kësaj shenje ndonjëherë mund të jenë kritikuese, por qëllimi i tyre është gjithmonë i mirë pasi duan ta shohin fëmijën të bëhet i zoti dhe të ecë përpara. Zakonisht janë shumë të fokusuara te shkollimi dhe karriera e vogëlushve dhe presin rezultate të mira prej tyre. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Bricjap ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Virgjëreshë.

 

PESHORJA

Advertisement

 

Stili i prindërimit të një mamaje Peshore është paqësor dhe i mbushur me dashuri. Shtëpia juaj duket e mrekullueshme dhe i kushtoni rëndësi higjienës dhe veshjeve të fëmijëve. Zakonisht e mësoni fëmijën të tregohet i hapur dhe t’ju komunikojë çdo problem që mund të hasë pa u shqetësuar për gjykimet. I urreni konfliktet ndaj përpiqeni të gjeni një balancë mes rregullave që duhet të ndjekin dhe orës së lojës. Që të vegjël i mësoni fëmijëve rreth së drejtës së gabuarës dhe sjelljeve më të përshtatshme në publik. Te ju fëmijët mund të gjejnë një individ i cili i mbështet dhe flet me logjikë të ftohtë duke u treguar nëse po ndjekin rrugën e duhur. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Ujor dhe më sfiduesja me një fëmijë Bricjap.

 

AKREPI

Advertisement

 

Një mama e shenjës së Akrepit dhuron dashuri pa kushte. Ajo krijon një ambient të lumtur dhe të shëndetshëm për të gjithë familjen e saj. Nëna Akrep do të bëjë gjithçka që duhet për të rritur fëmijët në mënyrën e duhur dhe për t’i përgatitur për jetën. Ndonjëherë, mund të tregohen më këmbëngulëse seç duhet duke harruar se fëmijët mund të ndërmarrin hapa të paplanifikuar. Rritja me një nënë të kësaj shenje mund të jetë magjike, frymëzuese por të mos harrojmë se kjo Akrepët janë edhe posesivë. Në këtë rast posesiviteti manifestohet si një dëshirë e madhe për t’i mbrojtur fëmijët nga çdo rrezik i mundshëm duke ndikuar në krijimin e pavarësisë së tyre. Përputhja më e mirë është me shenjën e Peshqve ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Ujor.

 

SHIGJETARI

Advertisement

 

Mamja Shigjetar i konsideron fëmijët si aventurën më të madhe dhe më të bukur të jetës së saj. Ajo sigurohet që ata të jenë të gëzuar, optimistë dhe bën gjithçka që mundet për të komunikuar me ta në një mënyrë të shëndetshme. Një mama e kësaj shenje dëshiron t’i marrë fëmijët kudo që shkon dhe të provojnë eksperienca të reja si udhëtime dhe restorante interesante. Ndonjëherë mund të përqendrohen më shumë te pasionet e tyre duke lënë në hije ato të fëmijëve, por ato janë gjithashtu shumë empatike dhe e kuptojnë menjëherë kur gabojnë. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Dash ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Peshk. Duke qenë se Shigjetari dhe Peshku janë dy shenja shumë emocionale, mund të shfaqen probleme në kuptimin e ndjesive të tyre të brendshme.

 

BRICJAPI

Advertisement

 

Një mama Bricjap është e kujdesshme, detajiste dhe e drejtë. Ajo kujdeset për sigurinë e fëmijëve duke ndjekur çdo lëvizje që bëjnë në vogëli. Gradualisht me rritjen, ato nisin të japin më shumë pavarësi, pasi e kuptojnë se fëmija mund të mos e kuptojë se qëllimi i tyre është mbrojtja. Një mama e kësaj shenje është e rreptë dhe vendos rregulla të qarta të cilat duhen zbatuar me përpikmëri. Ndonëse mund të mos jetë aq emocionale sa shenja të tjera të zodiakut, ajo e shpreh dashurinë duke bërë surpriza të bukura. Nënat Bricjap kujdesen edhe për financat e shtëpisë dhe u mësojnë fëmijëve sesi të menaxhojnë mirë paratë. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Dem dhe më sfiduesja me një fëmijë Dash.

 

UJORI

Advertisement

 

Mamatë e kësaj shenje janë më interesantet dhe të veçantat. Jeta me to është argëtuese dhe e mbushur me aktivitete e hobi nga më të ndryshmet. Ato japin këshilla të mira, njohuri të pazakonta që jo të gjithë i dinë, bëjnë surpriza të bukura dhe udhëtime të gjata. Nënat Ujor kanë një shpirt të lirë dhe u mësojnë fëmijëve të tyre se liria dhe pavarësia janë shumë të rëndësishme në jetë. Ato janë natyra sociale dhe u pëlqen të bëjnë mbledhje familjare ku secili diskuton dhe ndan mendimet e tye. Nga ana tjetër, rregullat dhe korrektësia janë po ashtu të thelbësore, pasi duan t’u mësojnë fëmijëve rreth përgjegjësive. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Binjak ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Dem.

 

PESHQIT

Advertisement

 

Një nënë Peshk është mishërimi i ndjeshmërisë dhe dashurisë. Ajo ka një intuitë dhe empati të jashtëzakonshme dhe e kupton menjëherë kur fëmija ka një problem ose është i mërzitur. Ndonjëherë këto nëna e kanë të vështirë të vendosin kufij, pasi përpiqen t’i mbrojnë fëmijët nga çdo rrezik. Ato janë mbështetëse dhe kanë një humor të lezetshëm, por nuk pranojnë me lehtësi kritikat që vijnë nga fëmijët e tyre. Nënat Peshq duan të kalojnë sa më shumë kohë në ambientet e shtëpisë së bashku me të afërmit e tyre. Përputhja më e mirë është me një fëmijë Gaforre ndërsa më sfiduesja me një fëmijë Binjak./Living/

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy