Zërat që shpëtuan një bukuri natyrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zërat që shpëtuan një bukuri natyrore

Dje më  datë 28 dhjetor,Këshilli Kombëtar i Territorit, shpalli “Zonë e mbrojtur” dy Valat e Sinicës dhe hapësirën pyjore që shtrihet midis tyre, gjithësej 3060 dynymë.

Nga Fuat Memelli

Muajt e fundit të këtij viti, sinicarët në Shqipëri e nëpër botë, kanë qënë të shqetësuar, pasi bashkia e Devollit kishte hapur tender për ndërtimin e një ujësjelllësi për fshatrat Miras, Çetë e Vidëhovë, të kësaj krahine.

Kjo ndodhi  pasi dy vjet më parë nga ndërtimi i një hidroçentrali  afër Qytezës, duke marë ujin e lumit Devoll dhe duke e kaluar nëpër tuba në tokat e Sinicës, të Arrëzës e  Qytezës pa pyetur njeri, ndër të tjera u dëmtua edhe ujësjellësi ekzistues i këtyre fshatrave.

Advertisement

Askush nuk u përgjigj për këtë dëm mjedisor që iu bë këtyre fshtrave si dhe për dëmtimin e ujësjellësit.Në këto kushte bashkia për të furnizuar me ujë këto fshatra, hartoi një projekt për të marë ujin e Valës së Madhe të Sinicës, pa pyetur asnjë sinicar. Ishte një projekt për të marë ujin në një largësi të madhe rreth 10-12 km larg e në një teren të vështirë, kur uji mund të merej në burime më afër, me kosto të ulët dhe nuk dëmtohej kjo bukuri e rrallë e Sinicës dhe e Devollit të Sipërm. Ky shqetësim bëri bashkë sinicarët në Shqipëri e nëpër botë.

Me moton “Mos e prekni Valën”ata nisën një fushatë sensibilizuese. Qysh në muajin qershor, poeti sinicar publikoi poezinë e tij me këtë titull, ku ndër të tjera theksonte…”Për Sinicën s’bëtë/ asgjë tridhjet vjet/ lereni të qetë/ ajo nuk ju nget/ Sinica jonë e bukur/ e ka bijë Valën/ të bukurën si flutur/ lereni me nënën” etj.

Veçanërisht pas ngritjes së Shoqatës  “Sinica”  dy muaj e ca  më parë, ky zë u bë shumë më i fuqishëm. Ata e ngritën zërin në rjetet sociale,  në shtyp e në televizion. Për këtë problem shkoi në Sinicë edhe një grup i emisionit “Fiks fare”. Siç ka tënë Niko Kazanzaqis “për të patur sukses, në fillim duhet të kemi besim se mundemi”.

Dhe sinicarët kishin besim te e drejta e tyre dhe mundën t’ja arijnë qëllimit. Janë të shumtë sinicarët që u bënë promotorë të  mbrojtjes së ujvarës së Sinicës dhe unë e kam vështirë të përmend të gjithë, por po veçoj  vetëm disa prej tyre si:  Stavri Dimashi, Marijon Pano, Klodjan Hysolli, Eshref Memelli, Anila Dimashi (Qirjazi), Lleonard e Ibrahim Memelli, Ylli Themeli, Perikli e ilda Pano, Albana Tërpini, etj në Shqipëri. Nga Greqia  e ngritën fuqishëm zërin Albert Hysolli,, Koço Tahiri, Stavri Pano, Genci Avxhi, Stefan Themeli, etj.

Advertisement

I fuqishëm ka qënë edhe zëri i sinicarëve të Amerikës si Linda Memelli (Musaj), Arthimi e Mirela Depo, etj. Me zërin e sinicarëve u bashkua edhe disa jo sinicarë si poeti Riko Hanelli, gazetariPandeli Bardhi, inxhinieri Arjan Çika, etj. Por këto zëra nuk do mjaftonin për të prapësuar atë projekt shkatërrues për Sinicën, pa mbështetjen e dy deputetëve të qarkur të Korçës si Niko Peleshi dhe Ardit Konomi.

Është vendi të theksojmë se qysh gjatë verës një ekip  i Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura të Korçës, shkoi në Sinicë  dhe bëri një studim për ta shpallur atë zonë të mbrojtur. Mes tyre ishte edhe Ardit Konomi, njeri i përkushtuar pas mjedisit. Studimi u çua në Tiranë në Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura e më pas në Ministrinë e Mjedist dhe Turizmit. Duhet theksuar se qysh gjatë  verës për Valën e Madhe të Sinicës bëri një postim shoqruar me vidjo të Valës ministri i Mjedisit Blendi Klosi si dhe deputetët Niko Peleshi e Ardit Konomi ( këta dy të fundit edhe shkuan aty).Këto publikime nxitën mjaft turistë vendas e të huaj për ta vizituar.Miratimi “Zonë e mbrojtur” do jo vetëm që e shpëtoi këtë teritor nga shkatërimi, por do t’i hapë edhe një mundësi zhvillimi fshatit.

Sinicarët si njerëz me kulturë që janë, nuk ishin kundër ndërtimit të ujësjellësit, pasi ata e din që që uji është jetë. Ata ishin kundër marjes së ujit të Valës gjë që do ta thante atë. Ata. dhanë mendime se ku mund të merej uji në burime të tjera të Devollit të Sipërm, që siç thotë populli “mishi të piqej e helli mos digjej”. Dhe sipas informacioneve që kemi, tani kështu do veprohet duke bërë një studim më të plotë për burime të tjera në Devollin e Sipërm dhe ujësjellësi do ndërtohet.  Kur dëgjohet zëri i banorëve, punët bëhen më mirë.

Pas kësaj beteje, Shoqata “Sinica”,me degë të saj në Shqipëri, në Europë e Amerikë-Kanada, e cila numëron deri tani 159 anëtarë e ky numër vjen në ritje, ka në plan synime të tjera për vendlindjen. Para disa vjetësh  sinicarët  nisën punën me kontributin e tyre për ndërtimin e muzeut të fshatit, në godinën e ish shkollën 8 vjeçare, ku studjonin nxënës nga Sinica, Dardha e Qyteza.

Advertisement

Ata mblodhën disa milionë lekë dhe e shpëtuan objktin nga rrënimi. Tani kanë gati preventivin për të kërkuar kontribute për vazhdimin e punimeve të brendëshme. Punë të tjera do bëjnë për mirëmbajtjen e vorrezave, rrugëve të fshatit, çezmave të ndërtuara bashkë me ujësjellësin nga sinicari i përkushtuar, Albert Hysolli, disa punime të nevojshme te kisha e fshatit, etj.

“Nga shteti duam të ndërtojë rrugën Dardhë-Sinicë 4 km si dhe segmentin Shkallzë-Sinicë 1,5 km. Punët e tjera në fshat do t’i bëjmë vetë” thonë sinicarët. Ata duan ta rimëkëmbin Sinicën. Është zjarri i dshurisë për vendlindjen që i nxit për këto punë. Ky zjarr tashmë është ndezur dhe nuk do shuhet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy