Zjarret në fshatrat e Vlorës, jashtë kontrollit/ Flakët bllokojnë rrugën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarret në fshatrat e Vlorës, jashtë kontrollit/ Flakët bllokojnë rrugën

Të ndihmuara dhe nga era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konisderueshme me shkurre e ullinj, ndërsa rrezikojnë të digjen dhe banesat në fshatin Bestrovë.

 

Banorë të zonës, së bashku me forcat zjarrëfikëse, prej orësh po luftojnë me flakët me qëllim neutralizimin e tyre, ndërsa kërkohet ndihmë nga ajri.

 

Advertisement

Nga zjarri u bllokua dhe rruga e vjetër që lidh Vlorën me Fierin. Në të dy anët e këtij segmenti u vendosën postblloqe policie për të ndaluar qarkullimin e mjeteve.

 

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm nga banorë të zonës.

 

Advertisement

Ndërkohë në Lezhë, forcat zjarrëfikëse arritën të neutralizonin flakët e rëna në masivin pyjor të fshatit Pllanë. Ndërsa në Poliçan u arrestua një 46-vjeçar si autor i dyshuar i zjarrëvënies në fshatin Vërtop, ku u dogjën 10 hektarë tokë me ullinj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy