Zmbrapsja e Mërkurit do u nxijë jetën këtyre shenjave, ja ç’pritet të ndodhë duke filluar që sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zmbrapsja e Mërkurit do u nxijë jetën këtyre shenjave, ja ç’pritet të ndodhë duke filluar që sot

Duke filluar nga dita e sotme Mërkuri, do të zmbrapset përkohësisht duke sjellë një erë ndryshimesh te të gjitha shenjat. Nëse menduat se ky muaj do të ishte gjithë shend e verë gaboheni, pasi keni akoma rruë përpara.

 

Dashi: Duket e çuditshme, por Dashi është pikërisht një prej atyre shenjave që duhet të mbledhë veten dhe të kthehet me këmbë në tokë, pasi po e tepron më shumë se ç’duhet.

 

Advertisement

Demi: Mos lejoni të tjerët të përfitojnë nga mirësia juaj, por nxirrni kthetrat dhe tregojuni se nuk mund t’ju nëpërkëmbin. Është momenti të luftoni për atë që ju përket.

 

Binjakët: Binjakët janë gjithmonë të pavendosur dhe dyshues, kjo është edhe arsyeja kryesore përse u shmangen debateve dhe përfshihen në marrëdhënie toksike. Por kjo situatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Duhet të përballeni me veten, por edhe të tjerët.

 

Advertisement

Gaforrja: Mërkuri i zmbrapsur u këshillon të gjitha Gaforreve të tregohen më të kujdesshme dhe të mos bëjnë premtime që nuk i mbajnë dot. Do të keni kohë për të treguar veten, për momentin shtrini këmbët sa keni jorganin.

 

Luani: Luani do të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, por ky nuk është momentin për ekzibicionizëm. Sa më pak të flisni, aq më mirë do të jetë për ju.

 

Advertisement

Virgjëresha: Shmangni me patjetër çdo njeri apo situatë që i vë kufi lirisë suaj. Keni nevojë të kaloni kohë të vyer me njerëz pozitivë dhe të mos lodhni mendje me hallet e të tjerëve.

 

Peshorja: Peshoret duhet të ngadalësojnë hapin dhe të bëjë ndonjë kompromis nëse nuk duan që të mbesin vetëm.

 

Advertisement

Akrepi: Mërkuri u tërheq vëmendjen gjithë egoistëve të lindur në këtë shenjë, të cilët mendojnë se janë mbi të gjithë.

 

Shigjetari: Ky është momenti juaj, ndaj shijojeni pa u penduar më vonë.

 

Advertisement

Bricjapi: Jeni gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për t’u rritur profesionalisht, për të bërë shumë para dhe shijuar suksesin, por a jeni të kënaqur me atë çfarë keni arritur? Ndoshta duhet të ‘’investoni’’ në fushën e ndjenjave, po aq sa investoni për të bërë më shumë para.

 

Ujori: Keni nevojë të mësoni të pranoni veten ashtu siç jeni, pa u imponuar te të tjerët.

 

Advertisement

Peshqit: Më në fund do t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike dhe të gënjeshtërt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy