Kur mbaron pandemia? Mesazhi i shkencëtarit: Nuk ka asgjë për të festuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur mbaron pandemia? Mesazhi i shkencëtarit: Nuk ka asgjë për të festuarMarco Cattaneo, Drejtor  Shkencor i  National Geoprahpic për Italinë ka dhënë një mesazh që është bërë viral në të gjithë rrjetin. Duke folur për epideminë në Itali, mesazhi I tij në fakt është I vlefshëm për gjitha vendet e prekura nga COVID-19.

Mesazhi i Marco Cattaneo

Nga sot shihni një kurbë që nis të ndryshojë pak nga rritja eksponenciale që ka patur epidemia në Itali dhe veçanërisht në Lombardi. marco-cattaneo

Kjo mund, por thjesht mund të jetë një shenjë e mirë.

Dhe mundet në një shikim optimist, që brenda 10 ditësh numri i të infektuarve të zvogëlohet, nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë.

Advertisement

Por ua them siqnerisht. Nuk ka asgjë për të festuar, as sot dhe as pas 10 ditësh.

Dhe nuk ka asgjë, as për t’u hallakatur jashtë shtëpisë duke  thirrur nga gëzimi, apo duke përqafuar çdo të panjohur të djersitur.

Nëse nuk më besoni, shkoni dhe shikoni kriteret me të cilat, OBSH quan të mbyllur një epidemi.

Le t’i treferohemi Ebolës për shembull. Emergjenca merr fund kur regjistrohen dy periudha inkubacioni të plota, pa asnjë rast të infektuar.

Advertisement

U deshën 42 ditë për Ebolën.

Mund të duhen 30 për SARS CoV-2.

Pas kësaj, çdo vendi i duhet të mbajë një survejancë të lartë për 90 ditë.

Pra kur të shohim dritë në fund të tunelit, do na duhen ende disa kilometra për të dalë jashtë tij.

Advertisement

Ndaj, duke u prekur nga kjo eufori, mos përqafoni fqinjët që deri dje i kishit urryer. Vazhdoni të shihni punët tuaja. Qëndroni sa më shumë në shtëpi edhe më pas. Deri në momentin që epidemiologët do të na thonë se mund të kthehemi në normalitet.

Dalëngadalë, do të hapen aktivietetet, do t’i flasim njëri- tjetrit nga afër, do të ktehemi në zyrë e do të shkojmë në restorante. Por përpara se t’i këndojmë fitores duhet të qëndrojmë ende në alarm.

Të mos bëhemi budallenj, sepse të rezistosh nga një goditje e dytë do të ishte shumë më e vështirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy