minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
10-fishohet gjoba për biznesin/ PD: Dështim i administratës tatimore, reagon PS: Goditen evazorët - Struga.info


10-fishohet gjoba për biznesin/ PD: Dështim i administratës tatimore, reagon PS: Goditen evazorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
10-fishohet gjoba për biznesin/ PD: Dështim i administratës tatimore, reagon PS: Goditen evazorët

Pas komunitetit të biznesit edhe deputetët e opozitës e shohin me shqetësim, propozimin për të 10- fishuar gjobën ndaj subjekteve private që lëshojnë mall pa faturë.

Jorida Tabaku e konsideroi këtë masë si një dështim të administratës tatimore, ndërsa rreziku lidhet me përdorimin e këtij penaliteti me subjektivizëm.

 

-Shqetësimi im është gjoba. Si mund të vini me një propozim të tillë me gjoba 10 –fish më të larta, ndërsa nga ana tjetër flisni për amnisti fiskale dhe penale për ata që kanë bërë evazion. Kjo masë do të thotë dështim i administratës tatimore.- u shpreh Tabaku.

Advertisement

 

-Ky propozim lidhet direkt si një mjet shantazhi pasi po afrojnë zgjedhjet vendore-thotë Bujar Leskaj.

 

-Duke 10-fishuar penalitetin ne përpiqemi që të parandalojmë mallin pa faturë-argumetoi ministrja Ibrahimaj.

Advertisement

 

Gjatë diskutimeve të ndryshimeve ligjore në taksa dhe tatime për vitin e ardhshëm, në komisionin e ekonomisë, qeveria argumentoi se rritja e akcizës për birrën vjen si një masë për të reduktuar evazionin në këtë sektor.

 

-Ne kemi menduar që diferencimi I akcizës së birrës në varësi të prodhimit ka shkaktuar ndër vite evazion. Ndaj kemi parashikuar rritje me 1,1 lekë për shishe. –sqaroi Ibrahimaj.

Advertisement

 

-Birra vendase ka përfituar 25 vite favorizim duke I diferencuar në pagesën e akcisës. Nëse një prodhues në 25 vite nuk rritet dhe nuk deklaron më shumë sesa ky kufi ku aplikohet akciza eplotë atëherë është e kotë që ai të përfitojë akoma.-tha Brace

 

Aktualisht 65 % e sasisë së konsumuar të birrës në vend, vjen nga prodhimi vjetor i subjekteve nën 200 mijë HL, ndërsa akciza që paguan është 360 lekë. Mbi këtë sasi prodhimi duhet të paguajë 710 lekë për HL. Subjektet ndër vite kanë delaruar sasi prodhimi për të paguar nivelin më të ulët të taksës.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy