“10 viktima, 25 të plagosur”/ Meta, i shqetësuar për rritjen e numrit të aksidenteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“10 viktima, 25 të plagosur”/ Meta, i shqetësuar për rritjen e numrit të aksidenteve

Presidenti Ilir Meta shprehet i alarmuar për numrin e lartë të aksidenteve të shënuara dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit.

 

Kreu i shtetit iu bën veçanërisht thirrje autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës që të të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore, në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

 

Advertisement

“Shpreh shqetësimin e thellë për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit. Sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur në aksidente automobilistike në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka përbën një bilanc tragjik të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave në këtë periudhë të vitit. Ju apeloj autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore, në mbrojtje të jetës së qytetarëve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve të tyre dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy