100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Peleshi: Kemi vetëm një destinacion, vlerat euro-atlantike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Peleshi: Kemi vetëm një destinacion, vlerat euro-atlantike

Ministri Peleshi tha se Shqipëria ka vetëm si destinacion vetëm vlerat euro-atlantike.

 

Peleshi i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku i pranishëm ishte edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë vendit tonë në arritjet e mëdha veçanërisht për anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke e vendosur fjalën e tij në konteksin e situatës së krijuar në Ukrainë, Ministri i Mbrojtjes u shpreh:  “Ky 100 vjetor është një gur tjetër kilometrik shumë i rëndësishëm për të dy palët, në mënyrë të veçantë në një kohë kur themelet e sigurisë dhe të paqes në botë janë vënë në provë të vështirë për shkak të agresionit të egër dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj popullit të pafajshëm të Ukrainës“.

Advertisement

 

“Në këtë 100 vjetor të vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria janë më afër se kurrë. Padyshim që ndihemi shumë krenarë që përfaqësohemi me dinjitet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si “bashkëpenëmbajtës” me vendin më të fuqishëm të globit. Me vendin që për asnjë çast nuk reshti së mbrojturi interesin tonë kombëtar edhe në ditët më të errëta të historisë së shqiptarëve. Ndihemi krenarë dhe mirënjohës për vlerësimin që Shqipëria merr si një promovuese e palodhur e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përherë të brishtë ndaj influencave që tentojnë të përdorin etninë dhe fenë si element përçarës dhe destabilizues. Ne jemi të qartë dhe të hapur në qëndrimet tona dhe diplomacinë që promovojmë në rajon. Ballkani Perëndimor ka vetëm një destinacion: Bashkimin Europian dhe vlerat euro-atlantike! E natyrisht, në këtë rrugë, inkurajues të palodhur kanë qenë dhe mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, theksoi gjatë fjalës së tij, z.Peleshi.

 

Ministri i Mbrojtjes garantoi se Shqipëria do të punojë bashkë me aleatin strategjik në mënyrë që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së të gjithë shqiptarëve. Po ashtu, ministri Peleshi garantoi se Shqipëria do të jetë gati të përmbushë detyrimet që i takojnë si vend anëatër i NATO-s në çdo kohë, në çdo vendim që merret për të garantuar jetën, lirinë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke vijuar edhe angazhimin në misionet jashtë vendit si në: Irak, Afganistan, Detin Egje, Bosnje, Kosovë, Letoni, Sudan i Jugut, etj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy