11 milionë euro për Bulevardin e Ri/ Katari jep grantin për ndërtimin e sheshit fundor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
11 milionë euro për Bulevardin e Ri/ Katari jep grantin për ndërtimin e sheshit fundor

Qeveria e Katarit ka miratuar një grant 11 milionë euro për realizimin e sheshit fundor në Bulevardin e Ri në kryeqytet. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me ambasadorin e Katarit në Tiranë.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

Advertisement

 

“Qeveria e Katarit na ka akorduar një grant prej 11 milionë eurosh për sheshin përfundimtar te “Bulevardi i Ri”, një shesh që do të jetë një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë së Katarit, i projektuar nga studio Grimshaë, që mbyll në mënyrë solemne “Bulevardin e Ri”, aty ku ndahemi me Kamzën. Jam vërtet shumë Mirënjohës sepse është një projekt që ka nevojë për atë që quhet ‘qershia mbi tortë’, për një mbyllje ceremoniale”

 

Veliaj u shpreh se ky financim vjen në vazhdën e disa projekteve të tjera nga shteti i Katarit.

Advertisement

 

“Qoftë për rindërtimin e disa shkollave dhe kopshteve në Tiranë. “E filluam me shkollën “Jeronim de Rada”, pastaj vazhduam me shkollën “Lasgush Poradeci”, shkollën e Katarit në Kombinat, vijuam me shkollat në Pezë, me kopshtin e Katarit në mes të Tiranës, në Bllok, dhe më vjen vërtet mirë që sot marrim këtë lajm të jashtëzakonshëm, që për sheshin e Katarit, që kemi kaq kohë që punojmë dhe kemi kaq kohë që përpiqemi, më në fund kemi një përgjigje pozitive,”

 

Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës dhe do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy