11 të huaj bëhen shqiptarë/ Veliaj: Duhet të kuptoni historinë e vendit që keni zgjedhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
11 të huaj bëhen shqiptarë/ Veliaj: Duhet të kuptoni historinë e vendit që keni zgjedhur

Kete te marte 11 shtetas te huaj, mes tyre Iranian, rus e kosovare kane marre zyrtarisht shtetesine shqiptare, pas betimit bere perpara kryetarit te bashkise tirane, Erion Veliaj.

Procedure kjo e parashikuar ne ndryshimet e fundit te ligjit per shtetesine.

 

Gjate fjales se tij Kryebashkiaku Veliaj u ndal tek historia e vendit tone, te cilen, 11 shqiptaret me te rinj, duket ta kuptojne mire.

Advertisement

 

“Të jesh sot qytetar i Shqipërisë nuk do të thotë thjesht të marrësh një pasaportë apo të bësh një betim, po do të thotë gjithashtu të bëhesh pjesë e një lëvizjeje që gjenezat i ka tek themeluesit e shtetit shqiptar, me në krye Ismail Qemalin, që dhe në kohët më të vështira mundësuan shpalljen e pavarësisë si një nga aktet më sublime kombëtare, historike dhe politike për të gjithë ne shqiptarët. Ndaj sot, sidomos për ju të 11 që aspironi të bëheni shtetas shqiptar është shumë e rëndësishme të kuptoni historinë nga kemi ardhur si shoqëri dhe në çfarë kushtesh të vështira dhe sakrificash është krijuar dhe ka avancuar shteti modern shqiptar”

 

Me pas Veliaj lexoi formulën e betimit për 11 shtetasit që kanë fituar shtetësinë shqiptare, të cilët nënshkruan edhe aktin e betimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy