11 urdhër arrestet për inceneratorin e Fierit, dalin të gjithë emrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Mirel Mërtiri janë 11 personat për të cilët u lëshuan sot nga SPAK, 11 urdhër arreste në lidhje me inceneratorin e Fierit.

 

 

5 prej të cilëve janë vënë në pranga ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi ndodhen jashtë vendit.

Advertisement

 

 

Aksioni i madh është duke u zhvilluar në bashkëpunim me , Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit.

 

Advertisement

 

Mësohet se agjentët kanë ushtruar kontrolle në disa banesa.

 

 

Advertisement

Deri më tani SPAK ka kaluar për gjykim dosjen e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa po heton atë të Fierit dhe Tiranës. Në lidhje me këtë aferë korruptive në burg ndodhet ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ndërsa të akuzuar janë ish-drejtori i Politikave Mjedisore Pëllumb Abeshi si dhe një sërë zyrtarësh. Ndërkohë në kërkim policor janë ende Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

 

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion në vlerën prej 3.7 mln eurove.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy