11 viktima ditën e fundit, Maqedonia e Veriut shpërdoron dhe vaksinat Pfizer, hidhen 13 mijë doza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
11 viktima ditën e fundit, Maqedonia e Veriut shpërdoron dhe vaksinat Pfizer, hidhen 13 mijë doza

Në një kohë kur vaksinat kundër koronavirusit janë ndër sendet më të kërkuara në mbarë globin, Maqedonia e Veriut “hedh në plehra” 13 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë e cila konfirmon se vaksinat ishin donacion nga Bullgaria dhe ato duhet të ishin përdorur brenda datës 30 shtator.

“13 mijë doza të vaksina kundër koronavirusit, që vendi ynë i mori si donacion nga Bullgaria janë tërhequr nga përdorimi për shkak të kalimit të afatit. Në përputhje me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbeturina mjekësore”, shkruhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi 11 viktima dhe 468 raste të reja me koronavirus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy