12.870 doza Pfizer vijnë sot/ Ja kush do të vaksinohet me to

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12.870 doza Pfizer vijnë sot/ Ja kush do të vaksinohet me to

Këtë të hënë pritet të mbërrijnë në Shqipëri edhe 12.870 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi se cilat do të jenë kategoritë që do të vaksinohen me to.

 

Advertisement

Nga dozat që vijnë, 8.190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.860 nga mbështetja e Bashkimit Evropian.

 

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, tha ajo nga qendra e re shëndetësore Synej, në Kavajë.

Deri më sot kanë mbërritur mbi 760 mijë doza vaksinash anti-COVID.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy