12 plumba drejt “Mond Çekiçit”/ Gjendet kallashnikovi brenda makinës së djegur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
12 plumba drejt “Mond Çekiçit”/ Gjendet kallashnikovi brenda makinës së djegur

Ekzekutohet në mes të qytetit të Durrësit Edmond Koçi, i njohur ndryshe si ‘Mond Çekiçi’, një nga anëtarët e bandës së Lul Berishës.

Atentati ka ndodhur orës 08:40 minuta në afërsi të Drejtorisë Arsimore. Autorët kanë qenë të pamaskuar kur kanë qëlluar me 12 plumba duke e lënë të vdekur në vend 40-vjeçarin.

 

Edmond Koçi ka qenë duke ecur me automjet, i cili drejtohej nga shoferi i tij.  Autorët, raporton Vizion Plus, i kanë ndërprerë rrugën. Në këto momente ka dalë shoferi për t’u sqaruar dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të  40-vjeçarit

Advertisement

 

Policia ka gjetur një automjet tip ‘Benz’ të djegur në Sukth të Durrësit e cila dyshohet se është përdorur nga autorët për atentatin e njëjta skemë kjo e përdorur në disa vrasje mafioze.

 

Në mjetin e djegur është gjetur një kallashnikov që mendohet se është përdorur nga vrasësit për të ekzekutuar Kocin. Targat e mjetit të djegur rezultojnë të vjedhura në Tiranë. Pista kryesore e hetimit është aktiviteti kriminal i 40-vjeçarit.

Advertisement

 

Mond Çekiçi, konsiderohej një nga personat me rrezikshmëri të lartë, pasi ishte mik i Lul Berishës dhe i disa personave të tjerë të botës së krimit. Ai ka qënë dënuar disa herë për akuzën e armëmbajtjes pa lejë dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në shtator të vitit 2020 ai u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje por u la nga gjykata me arrest shtëpie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy