125 vota pro, asnjë kundër/ Miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Martit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
125 vota pro, asnjë kundër/ Miratohet rezoluta kundër raportit të Dick Martit

Është miratzar nga Parlamenti me 125 vota pro dhe asnjl kundër, rezokuta kundër raportit të Dicky Martit mbi pabazueshmërine e pretendimeve për trafikimin e plaigjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS,  Taulant Balla:

🇦🇱1⃣2⃣5⃣ VOTA PRO✅ (asnjë kundër, asnjë abstenim) REZOLUTA MBI PABAZUESHMËRINË E PRETENDIMEVE PËR TRAFIKIMIN E PALIGJSHËM TË ORGANEVE NJERËZORE
NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

Advertisement

E fituam betejën e parë për të siguruar një qëndrim të bashkuar dhe unanim të Kuvendit të Shqipërisë. Mirënjohje çdo deputeti pa dallim të krahëve politikë për mbështetjen dhe përgjegjshmërinë atdhetare që treguan sot me këtë votim historik.

Tashmë kalojmë në fazën tjetër shumë, shumë më e vështirë. Beteja jonë shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku do të kërkojmë një raport vijues (Follow up Report) dhe më pas ndryshimin e Rezolutës 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

Asnjë surprizë nga fronti i tradhëtisë. Si gjithmonë në raste të tilla me rëndësi të madhe kombëtare, Sali Berisha vendosi ta tradhëtojë votimin e kësaj Rezolute dhe e bojkotoi. Turpi është pak!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy