129 vota pro/ Zvicra miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
129 vota pro/ Zvicra miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë

Parlamenti i Zvicrës ka miruatuar sot me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Advertisement

 

 

Rama ka shkruar se ka marrë një premtim edhe nga kryeministrja Meloni për votim të së njëjtës marrëveshje edhe në Parlamentin italian.

 

Advertisement

 

“LAJM I MIRË

Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike

Advertisement

***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”- shkruan Rama.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy