14 vjet nga tragjedia e Gërdecit/ 26 persona humbën jetën, familjarët ende kërkojnë drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
14 vjet nga tragjedia e Gërdecit/ 26 persona humbën jetën, familjarët ende kërkojnë drejtësi

Ishte ora 12:05 kur nga ky shpërthim i fuqishëm katërmbëdhjetë vite më parë humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

 

Shpërthimi ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve në fshatin Gërdec, të Tiranës.

 

Advertisement

Spitalet u mbushën me të gjymtuar e të dëmtuar nga vala e shpërthimit, ndërsa shtëpitë u shkatërruan.

 

Ngjarja tragjike u pasua aso kohe dhe me akuza politike, në qendër të së cilave ishte ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, çështja e të cilit u mbyll në gjykatën e Lartë pa asnjë vendim.

 

Advertisement

Por edhe pse kanë kaluar 14 vjet nga shpërthimi asnjë prej fajtorëve të vërtetë, sipas familjarëve të viktimave, nuk është ndëshkuar.

 

Prej vitesh ata kanë kërkuar drejtësi ndërsa gjykata e ka mbyllur superprocesin në të gjitha shkallët e saj me dënime minimale.

 

Advertisement

Për familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, ngjarja është ende një plagë e hapur, ndërsa shpresa e tyre e fundit mbetet Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion që ka rinisur hetimet pak muaj më parë.

 

Kërkesa u depozitua nga prindërit e 7-vjeçarit, Edison Durdaj, i cili humbi jetën teksa po luante me biçikletë. Pas kësaj padie, SPAK vendosi nën hetim ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun.

 

Advertisement

Çështje kjo, që u aprovua dhe nga gjykata e Lartë, e cila rrëzoi rekursin e Mediut për ndalimin e hetimeve.

 

Tashmë është detyra e SPAK për të zbardhur këtë ngjarje tragjike dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë persona përgjegjës.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy