“1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut”/ Ngjela: Pse Berisha nuk e morit dot selinë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut”/ Ngjela: Pse Berisha nuk e morit dot selinë?

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën që u zhvillua ditën e djeshme në selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha , i shoqëruar nga mbështetësit e tij u fut në selinë blu.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se përse Sali Berisha sipas tij e la dje fushëbetejën dhe nuk e mori selinë e PD-së.

 

Advertisement

Ngjela shkruan se Berisha, brenda selisë pa shenjat e superfuqisë. Ndërkohë ai thekson se sipas të dhënave të tij, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut.

 

E plotë:

Pse e la Berisha fushëbetejën dje dhe iku nga selia e Partisë Demokratike me bisht ndën shalë ?
Pse nuk i mori dot zyrtarët e Partisë Demokratike me dhunë, pasi hyri brenda Selisë për t’i marrë ato? Ai kështu na kishte thënë.
Saliu ishte shumë i gëzuar kur hyri për të marrë selinë e Partisë Demokratike, por pse iku gjithë frikë?

Advertisement

 

E dini pse?
Sepse aty brenda pa shenjat e superfuqisë.
Po tani që i pa këto shenja, çfarë do të bëje Saliu?
Asgjë më. Aty e kishte Selinë, pse nuk e mori?
Sipas të dhënave të mia, në Shqipëri janë edhe 1800 ushtarakë rusë në ndihmë të Saliut, pse nuk e mori Selinë?
E thamë: ai iku i trembur, sepse pa aty brenda shenjat e superfuqisë.
Ke humbur Sali; kurse Basha të akuzoi për krimet që ke kryer. Më mirë vonë, se kurrë!

 

Po Basha, që e akuzoi Saliun kaq vonë, e kishte të vetin këtë akt, apo ia kërkoi superfuqia?
Këtë duhet ta dijë Saliu më mirë, sepse ai iku nga fushëbeteja me bisht ndën shalë.
Po SPAK-u, a i ka denoncuar krimet që përmendi Basha?
Sigurisht që i ka denoncuar ato, por edhe krime të tjera më të rënda.

Advertisement

 

Por, a do ta nisë SPAK-u procesin penal kundër Saliut?
Kjo pritet për t’u parë. Por SPAK-u nuk duhet të vonohet, se forcën e superfuqisë nuk e ka parë vetëm Saliu.
Të shohim këto ditë sesi do të vijonë ngjarjet, por SPAK-u është ngritur për të shpëtuar shqiptarët nga krimi organizuar dhe nga korrupsioni shtetëror i lidhur me të. Do të dalë dot SPAK-u nga kjo kërkesë dhe nga ky motiv historik?!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy