“2 ditë pa ngrënë dhe pa pirë”/ Shqiptarja prek me rrëfimin: Si u larguam me kamion drejt Anglisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“2 ditë pa ngrënë dhe pa pirë”/ Shqiptarja prek me rrëfimin: Si u larguam me kamion drejt Anglisë

Artikulli i saj në Lancaster Gardian ka përlotur këdo që ka emigruar apo ka përjetuar një histori të ngjashme, ndërsa sot, për here të pare në emisionin Vizioni i Pasdites, Yllka Sinani Thompson ka rrëfyer detaje nga jeta e saj, ku 22 vite më parë u detyrua të linte Gjirokastrën, e të udhëtonte drejt Anglisë bashkë me dy fëmijët e saj. Ajo tregon se u la për orë të tëra në pyll në mes të të ftohtit dhe më tej u detyrua të hipte mbrapa një kamioni.

 

“Kur jemi nisur nga Shqipëria, ashtu si të gjithë shqiptarët që linin vendin e tyre me pashaporta fallco, nuk e kishim bërë muhabetin që të futeshim në maune apo të përfundonim në njw pyll në mes të natës. Ishte bërë një llogaritje që do hipnim në avion, do iknim në Malpensa, në Dusseldorf dhe pastaj do na merrte një makinë që do na shpinte drejt Anglisë. U zhgënjyem pasi na gënjyen, përfunduam në mes të pyllit dhe pastaj hipën mbrapa maunes”, rrëfen Yllka.

 

Advertisement

Më tej tregon se për itenerarin kishte paguar 8 milionë lekë, ndaj kur pa maunen u habit, por trafikanti i tha se kishte 2 minuta kohë të futej në të para se të zgjohej shoferi.

 

“Ose futu në maune, ose rri në pyll të bëhesh ushqim për kafshët. Në atë moment nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër dhe jeta jonë ishte në dorë të një tjetri. Udhëtimi zgjati shumë, ishim 2 ditë e 2 netë pa pirë dhe pa ngrënë”, thaYllka.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy