2 vite nga shembja e Teatrit/ Basha: Koha që drejtësia të shkojë deri në fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
2 vite nga shembja e Teatrit/ Basha: Koha që drejtësia të shkojë deri në fund

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 2 vite më parë.

 

Basha shkruan se prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës, e cila është simbol i 9-viteve arrogancë, korrupsion, klientelizëm dhe armiqësi të tërbuar ndaj trashëgimisë kulturore.

 

Advertisement

Ai thekson se pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kauzës për mbrojtjen e teatrit tashmë është koha që drejtësia të shkojë deri në fund, duke nxjerrë përpara përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën, qytetarinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët.

 

“Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore.

Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Advertisement

Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe dhunë shtetërore. Gjykata Kushtetuese provoi se beteja në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ishte e drejtë dhe tani është koha që drejtësia të shkojë deri në fund, duke nxjerrë përpara përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën, qytetarinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët. #atykuishteatysiçishte”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy