200 euro për të sjell emigrantët nga kufiri në Tiranë, në mjet ishin 56 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
200 euro për të sjell emigrantët nga kufiri në Tiranë, në mjet ishin 56 persona

Goditet një rast i transportit të emigrantëve të paligjshëm. Ka qenë një nga postblloqet në qytet që gjatë kontrollit të një kamioni kanë konstatuar 56 emigrantë.

Sipas informacioneve, kamioni është me targa shqiptare, ndërsa drejtuesi i tij Sokol Qerkezi nga Kamza,  është arrestuar nga policia.

Bëhet me dije se ai ka qënë më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale të dhënies të ndihmës se paligjshme.

 

Advertisement

 

Njoftimi I policisë:

 

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy