24 orë i bllokuar në shpellë/ Gramsh, shpëtohet 43-vjeçari që kërkonte thesar në shkëmbinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24 orë i bllokuar në shpellë/ Gramsh, shpëtohet 43-vjeçari që kërkonte thesar në shkëmbinj

U deshën më shumë se 18 orë për të nxjerrë 43-vjeçarin Andrea Dervishi, i cili kishte mbetur i bllokuar në një shpellë në afërsi të kalasë së Tërvolit në Gramsh.

 

I riu ishte nisur me miqtë e tij drejt zonës turistike në kërkim të floririt, por mbeti 200 metra poshtë kalasë, mes shkëmbinjve, që prej pasdites të së shtunës.

 

Advertisement

Autoritetet u njoftuan menjëherë për ngjarjen, por për shkak të terrenit dhe të errësirës, operacioni ishte shume i vështirë.

 

Në këto kushte 43-vjeçari kaloi natën në shpellë për t’u shpëtuar nga policia vetëm mesditën e kësaj të diele.

 

Advertisement

Ai është dërguar në spitalin e gramshit për ndihmë mjekësore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy