24-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama-Kurtit: Dil nga qorrsokaku ku je futur me ndërkombëtarët, pa NATO s’do kishte Republikë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
24-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Rama-Kurtit: Dil nga qorrsokaku ku je futur me ndërkombëtarët, pa NATO s’do kishte Republikë!

Në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri Edi Rama ka një thirrje të drejtpërdrejtë për Albin Kurtin duke thënë se sot është dita për të reflektuar thellë dhe për të dalë nga ky qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët.

 

Në një postim në rrjetin social Tëitter, Rama shkruan se pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova sot nuk do të ishte Republikë.

 

Advertisement

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!

 

Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy