
Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë ceremonia për kujtimin e “25 viteve Kushtetutë”.
Në këtë datë të shënuar për shtetin ligjor, në seancë janë të pranishëm presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe personalitete të larta shtetërore nga vendi dhe vende mike.
Advertisement
Gjatë fjalës së saj Nikolla solli në vëmendje rëndësinë e zbatimit Kushtetutës, teksa shton se Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi ata që i kanë zgjedhur
“Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte shndërruar në një gjyle të rëndë të antishtetit”, tha Nikolla.
Advertisement