Berisha dhe deputetët bllokojnë foltoren/ Nikolla ndërpret seancën plenare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha dhe deputetët bllokojnë foltoren/ Nikolla ndërpret seancën plenare

Seanca plenare vijon të zhvillohet me tensione të shumta.

 

Deputetët e PD kanë akuzuar socialistët se kanë video ndaj tyre dhe se do i bënin publike. Pas kësaj, Anila Denaj i ka kërkuar Kuvendit përjashtimin e Berishës.

 

Advertisement

Deputetët e PD kanë “shpërthyer” ashpër në seancë, ndërsa deputetet socialiste i kanë cilësuar si ushtare të Edi Ramës.

 

Ata kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, kur Sali Berisha ka marrë fjalën, si dhe u frynin bilbilave ndërkohë që kryeparlamentarja Nikolla po tentonte të vendoste rregull.

 

Advertisement

Pas këtyre tensioneve, seanca u ndërpre për disa minuta, ndërsa Berisha e ka vijuar fjalën e tij duke u futur live në Facebook.

 

Ndërsa protestuesit që ndodhen para Kuvendit, po e ndjekin seancën përmes një monitori të vendosur aty.

 

Advertisement

Pranë tyre, përveç deputetëve të PD që janë të përjashtuar, ndodhet edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy