Tensione në Kuvend/ Deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë në seancën plenare, pengohen nga garda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensione në Kuvend/ Deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë në seancën plenare, pengohen nga garda

Tetë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kanë tentuar sot të hyjnë në seancën plenare.

 

Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, janë deputetët që janë përjashtuar, pas kërkesës së grupit parlamentar të PS.

 

Advertisement

Por ashtu siç Boçi e paralajmëroi pak më parë, ata kanë tentuar të hyjnë në seancën plenare, por nuk janë lejuar nga  garda.

 

Sipas deputetëve të opizutës, vendimi për përjashtimin e tyre është nul.

 

Advertisement

Ne do hyjmë në sallën e Parlamentit, salla është e qytetarëve, nuk është thjeshtë e deputetëve dhe të gjithë të jeni të bindur se beteja jonë do jetë si brenda sallës së Parlamentit, ashtu edhe jashtë sallës së Parlamentit”, tha Boçi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy