251 shoferë të arrestuar në 3 javë/ Gjysma e tyre u kapën të dehur në timon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
251 shoferë të arrestuar në 3 javë/ Gjysma e tyre u kapën të dehur në timon

Tragjedia e familjes Gushi, në të cilën bashkëshortët me dy vajzat e tyre të mitura humben jetën në një aksident tronditës në autostradën Fier-Vlorë, duket se shërbeu si një këmbanë alarmi për policinë rrugore.

Situata kritike në akset kombëtare e jo vetëm me shoferë arrogant që qarkullonin të dehur  e me shpejtësi skëterrë, bëri që policia të reagojë si asnjëherë më parë.

Kontrollet u shtrinë në mënyrë kapilare, me patrulla statike e të lëvizshmë, me radarë, me dronë si dhe makina civile.

Nga data 1 korrik deri më 22 të këtij muaji, shifrat tregojnë sjelljen e papërgjegjshme dhe agresive të shoferëve në rrugë. Vetëm në tre javë në gjithë vendin janë shënuar 107 aksidente me 5 viktima dhe 151 të plagosur.

Advertisement

Po ashtu, në pranga ranë 251 shoferë: 154 u arrestuan për drejtim mjeti pa lejen përkatëse, ndërsa 97 për shkak se u kapën të dehur në timon.

Në të njëjtën periudhë kohore u ndëshkua me gjoba rreth 33 mijë qytetarë.

Pjesa më e madhe e gjobave është vënë për shpejtësi të lartë, e më pas vjen parakalimi i gabuar, mosmbajtja e rripit të sigurimit dhe përdorimi I celularit.

Bashkë me gjobat, në 22 dite policia bollokoi më shumë se 1300 leje drejtimi, për shkak të tejkalimit të shpejtësie dhe përdorimit të alkoolit.

Advertisement

Sipas policisë ndëshkimi i rreptë i të gjithë shkelësve pritet që të sjellë një ndërgjegjësim të drejtuesve të mjeteve duke minimizuar aksidentet, sidomos ato me pasoja fatale për jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy