26-vjeçari godet me thikë babë e bir në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
26-vjeçari godet me thikë babë e bir në Shkodër

Babë e bir janë goditur me thikë nga një 26-vjeçar mbrëmjen e sotme ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Policia njofton se “gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy