27-vjeçarja humb drejtimin e makinës dhe përplaset me shtyllën e energjisë/ Plagoset bashkë me dy vajza të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
27-vjeçarja humb drejtimin e makinës dhe përplaset me shtyllën e energjisë/ Plagoset bashkë me dy vajza të tjera

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të diele në Shkodër.

 

Policia bën me dije se  në fshatin Zues, një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, janë plagosur shoferja dhe dy pasagjere që ndodheshin në mjet.

 

Advertisement

Dy vajzat e dëmtuara, nga 21-vjeçe janë dërguar në spital për ndihmën mjekësore. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e trupit të shoferes.

 

Shkodër/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy