28 hetuesit e BKH nisin punën, do luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
28 hetuesit e BKH nisin punën, do luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin

28 hetuesit e BKH nisin këtë të hënë zyrtarisht punën e tyre.

 

Më herët, ata zhvilluan në Romë trajnimin intensiv të specializuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Advertisement

Fillimisht ata iu nënshtruan procesit të përzgjedhjes, duke filluar nga testi i logjikës së arsyetimit, testit fizik, hartimi i eses, intervistën e strukturuar, si dhe verifikimin e figurës.

 

Gjithsej, BKH duhet të ketë 60 hetues, por gjatë fazave të konkurimit kanë mundur të kualifikohen vetëm 28.

 

Advertisement

Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion i ri, i dalë nga reforma në drejtësi. Kjo strukturë është pjesë e SPAK në funksion të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy