
Shqipëria feston sot 109-vjetorin e Pavarësisë. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.
Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i qytetit Dritan Leli. Më pas, personalitetet e politikës kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.
Advertisement
Me rastin e 28 nëntorit, sot janë parashikuar të mbahen disa aktivitete gjatë ditës.