
“33 është grada më e lartë masonike. 33 mijë euro ishte dhe shuma që u pagua për vrasjen e saj, po ashtu janë 3 persona kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje. Edhe 3 gishtat që ai i ka vendosur Naimi Liridonës në ballë pas vrasjes, është simbol masonik”, kjo ishte deklarata e një konspirancionisti nga Kosova që bëri xhiro në të gjithë rrjetin.
Por si qëndron e vërteta e kësaj deklarate kaq të rëndë?
“Për vrasjen e Liridonës nxirrnin që tre gishta e kishin prekur në ballë. Nuk kanë lidhje. Këto janë çmenduri. Masoneria është një grup intelektualësh që bëhen diskutime artistike. Masoneria nuk vret dhe pret, as nuk bën satanizma”, tha në emisionin 7pa5 në Vizion Plus masoni .
Masoni Marin Meksi iluminati është pjesë e tyre, teksa shtoi se ata nuk vrasin, siç bën satanizmi, por në ligjin e tyre kanë besimin në fe.
“Iluminati është pjesë e masonerisë. Nuk kanë pasur lidhje këto me satanizmin. Nuk mund të jesh mason nëse nuk beson në zot, në ligjin tonë. Se në cilinzot beson, është e lirë. Aaman të gjithë e kemi të detyruar të besojmë diku që është më i madh se ne. Ka abuzime pa fund dhe unë mundohem çdo ditë të tregoj të vërtetat e masonerisë. Politikanët nuk kanë lidhje me masonerinë. Ka shoqëri sekrete që mund të lëvizin ekonomi glogabele, që bëjnë luftra, apo besojnë në satanizëm, por këto nuk kanë lidhje me masonerinë”, shtoi Meksi në Vizion Plus.