Vrasja e Liridonës/ Begaj: Çifti ishte dy herë në prag divorci, fëmijët mund t’i marrë shteti suedez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Liridonës/ Begaj: Çifti ishte dy herë në prag divorci, fëmijët mund t’i marrë shteti suedez

Dy krimet që tronditën opinionin publik në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, siç ishte vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë, apo vrasja e adoleshentes në Maqedoninë e Veriut, ishte një nga temat që u diskutua në “Vizionin e Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti këtë të hënë në “Vizion Plus”.

 

Në një lidhje me “Skype” nga Suedia, lektorja Silvana Begaj, ka folur mbi ngjarjen e ndodhur në Kosovë, atë të vrasjes së Liridona Ademajt, duke theksuar se mes çiftit ka patur shumë probleme.

 

Advertisement

E pyetur nga moderatorja Prifti se nëse ka qenë përfitimi nga siguracioni i jetës një nga arsyet e krimit, Begaj theksoi se nuk beson të jetë ky shkaku.

 

Pjesë nga biseda:

 

Advertisement

Brikena Prifti: Ka qenë për qëllime tradhie, apo paratë?

 

Silvana Begaj: Siguracioni i jetës në Suedi varet nga viti që ke filluar, nga shuma që ke zgjedhur, kështu që mund të shkojë shumë ose pak. Në Suedi nuk besoj se shkon siguracioni 20 milionë euro. Por unë nuk mendoj se ka lidhje me siguracionin, mendosj se vrasja mund të ketë një shkak tjetër.

 

Advertisement

Brikena Prifti: Por familjarët kanë thënë se siguracioni i Liridonës ka qenë shumë i lartë?

 

Silvana Begaj: Nuk jam njohur me atë që kanë thënë familjarët.

 

Advertisement

Brikena Prifti: Çfarë mendoni se ka ndodhur mes tyre?

 

Silvana Begaj: Janë bërë shumë homazhe për vdekjen e Liridonës. Mesa mora vesh ata kanë patur probleme dhe kanë kryer dy herë tentative për divorc, por asnjëri nuk është paraqitur.

 

Advertisement

Brikena Prifti: Çfarë ndodh me fëmijët e çiftit?

 

Silvana Begaj Nëse ky krim do të ndodhte në Suedi, atëherë fëmijët do t’i merrte menjëherë sociali, pastaj mund të bëhej ndonjë kërkesë nga familjarët e tyre.

 

Advertisement

Brikena Prifti: Edhe pse kanë nënshtetësi suedeze?

 

Silvana Begaj: Po kishin nënshtetësi suedeze familjarisht, dhe nuk besoj se fëmijët do të lejohen me gjyshërit, pa u bërë një proces për të kërkuar birësimin e tyre.

/Vizionplus.tv/

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy