3 milionë euro dëm shtetit nëpërmjet mashtrimit, mbeten në burg 13 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3 milionë euro dëm shtetit nëpërmjet mashtrimit, mbeten në burg 13 persona

Prokuroria e Tiranës ka lënë në burg pa afat 13 persona të implikuar në një skemë mashtrimi që I kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

 

Ndërsa në masën e sigurisë detyrim paraqitje janë lënë 4 të tjerë.

 

Advertisement

Akuza bën me dije se përmes krijimit të 13 kompanive fiktive të ndërtimit, të pandehurit kanë furnizuar e lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

 

Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë konsumuar veprën penale të “Skemës së Mashtrimit në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe kryerja e këtyre veprimeve në bashkëpunim.

 

Advertisement

Dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona dhe subjekte të tjera, si dhe funksionare të administratës shtetërore , për të cilat vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar të gjithë veprimtarinkriminale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy