3 milionë kokainë në kamion/ Shoferi shqiptar kapet në pikën doganore në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
3 milionë kokainë në kamion/ Shoferi shqiptar kapet në pikën doganore në Itali

Një shofer shqiptar kamioni që udhëtonte në jug të Italisë, në autostradën Brenner, është ndaluar për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.

 

Policia ka gjetur të fshehura në kabinën e shoferit të kamionit 34 kilogramë kokainë, e cila kap vlerën e 3 milionë eurove.

 

Advertisement

Drejtuesi i kamionit u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolzanos. Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili jeton në Itali, do të dalë para gjykatës këto ditë.

 

Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut, ndërsa kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy